Tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike, 36 - vjeçari arrestohet në pikën kufitare në Morinë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se tentoi të tentoi të kontrabandonte në Republikën e Shqipërisë, lëndë piroteknike, me qëllim shitjen në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Morinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit të dyshuarit pas kontrollit I janë gjetur dhe sekuestruar 11 kuti me 691 fishekzjarre.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit shtetasi synonte t’i kontrabandonte në Republikën e Shqipërisë, dyshohet për t’i shitur në Tiranë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 36 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara””- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.