Ilustrim
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, dy nga ta shtetas të Serbisë, nën dyshimet se pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht mes vete në një lokal.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 31.08.2026.
Lidhur me këtë, autoritetet njoftojnë se si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore si dhe kanë dëmtuar disa orendi në lokale.
Tutje, sqarohet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Serbisë pasi që, pas një mosmarrëveshje në një lokal janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoje, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore edhe kanë dëmtuar disa orendi në lokale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më 01.09.2026.