Foto ilustruese - Foto: KALLXO.com
Presidenca hap tender për sigurimin e biletave të udhëtimit me aeroplan
Presidenca e Kosovës ka hapur tender në vlerë të parashikuar të kontratës prej 400,000 euro, për sigurimin e biletave të udhëtimit me aeroplan.
Sipas njoftimit për kontratë, të datës 28.08.2026, bëhet fjalë për një kontratë publike kornizë me kohëzgjatje 36 muaj.
Në bazë të kësaj kontrate parashihet që për nevojat e Zyrës së Presidentes duhet të sigurohen afërsisht 700 bileta udhëtimi me aeroplan.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet platformës për prokurimin publik “E-prokurimi”.
Për këtë aktivitet të prokurimit, Presidenca ka përdor procedurën e hapur të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.
Në njoftim thuhet se afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është paraparë më datë 09.10.2026, në orën 14:00, përmes platformës “E-Prokurimi”.