Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Dyshohet se sulmoi me sëpatë fëmijët në një park në Prishtinë, arrestohet një grua
31.8.2026 - 10:07
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Prishtinë më 30.08.2026.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se e arrestuara dyshohet se në një park në kryeqytet kishte sulmuar fëmijët me sëpatë dhe kishte demoluar parkun.
Policia e Kosovës më pas ka sekuestruar një sëpatë nga e dyshuara.
“Është pranuar informata se në një park të fëmijëve një grua e dyshuar ishte duke i sulmuar fëmijët me sëpatë dhe është duke e demoluar parkun. Njësia policore ka dalë në lokacion, ku ka takuar të dyshuarën femër kosovare nga e cila është sekuestruar një sëpatë”- thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, e dyshuara, pas inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje.