Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre persona të asfiksuar nga tymi

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me situatën nga zjarri në Fier, ku njofton se deri më tani 3 persona janë paraqitur me gjendje asfiksie nga tymi.
Tre personat kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore, ndërsa ekipet shëndetësore vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje apo emergjence shëndetësore.
NJOFTIMI:
Gatishmëri e plotë e strukturave shëndetësore në zonën e Levanit
Në vijim të situatës së krijuar nga zjarret në zonën e Levanit, ekipet shëndetësore janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje apo emergjence shëndetësore.
????⚕️????⚕️ 9 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier janë angazhuar në terren. Njëra autoambulancë është e stacionuar në Levan, ndërsa tjetra është në gatishmëri për ndërhyrje sipas nevojës.
Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
???? Për çdo rast të mundshëm të urgjencës kardiake, është koordinuar trajtimi pranë Spitalit Memorial Fier, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe të specializuar.
Strukturat shëndetësore vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës dhe mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve




