E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e regjistroi në listën e Premier League, trajneri i bën të papriturën para Liverpoolit

Ilustrim · Vizion Plus

Ylli kuqezi, Anis Mehmeti, u përfshi ditën e sotme në listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e skuadrës së Ipswich në Premier League.

Por, ende pa nisur gëzimi, Mehmeti mori një tjetër goditje nga trajneri i tij, i cili edhe për sfidën me Liverpoolin e ka lënë në tribunë.

Ipswich e fitoi ndeshjen e javës së parë ndaj Sunderlandit, ndërsa përballë Manchester United pësoi humbje. Për javën e tretë është rezervuar sfida ndaj Liverpoolit në shtëpi.

Mehmeti ka ndjekur çdo ndeshje të Premier League nga tribuna. Duke qenë se refuzoi transferimin në Championship, situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh