E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr ka përfshirë një hotel në Velipojë, duke shkaktuar panik te pushuesit dhe personat që ndodheshin në zonën përreth.

Flakët kanë rënë në katin e sipërm të hotelit, në rrugën 13, ndërsa pas konstatimit të zjarrit është dhënë alarmi dhe janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të godinës.

Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga shërbimet në terren.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh