Vendi
“Këtu në Levan s’kemi as ujë, jo më të fikim zjarrin”, banori: Është djegur një lagje e gjitha (VIDEO)

Ilustrim · Vizion Plus
Situata në Levan vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët kanë përfshirë zona të banuara dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Një banor i zonës shprehet i revoltuar për vështirësitë me të cilat po përballen banorët në përpjekje për të luftuar flakët.
“Këtu në Levan s’kemi as ujë, jo më të fikim zjarrin”, shprehet banori.
Sipas tij, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha dhe një lagje është përfshirë nga flakët.
“Është djegur një lagje e gjitha!”, thotë ai.
View this post on Instagram




