E martë, 15 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në Levan, flakët u afrohen banesave, rrezikohet edhe servisi i makinave

Ilustrim · Vizion Plus

Fier– Zjarri që ka përfshirë Levanin, ka shkaktuar dëme në banesa dhe objekte pranë zonës. Nga zjarri është përfshirë një banesë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish.

Brenda stallës ndodheshin rreth 20 lopë, të cilat fatmirësisht janë nxjerrë në kohë dhe kanë shpëtuar pa u dëmtuar.

Situata ka qenë e rrezikshme edhe pranë një servisi automjetesh, ku flakët janë afruar duke rrezikuar përhapjen e zjarrit edhe në ambientet e biznesit.

Banorët dhe shërbimet në terren janë përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët, ndërsa ndërhyrja vijon për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera të banuara.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh