Vendi
Zjarr në fshatin Bilaj, rrezikohen disa banesa, banorët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Ilustrim · Vizion Plus
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Bilaj, duke rrezikuar disa banesa pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Zjarri, i favorizuar nga erërat e forta, po përparon me shpejtësi, ndërsa disa banorë dhe një efektiv policie po përpiqen të izolojnë flakët me mjete rrethanore.
Situata paraqitet shqetësuese, ndërsa banorët kërkojnë mbështetjen e forcave zjarrfikëse për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Flakët vijojnë të përhapen në zonën me bimësi, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse në terren.
/vizionplus.tv




