E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Krujë/ Zjarr në zonën e Grepëzit, era favorizon flakët, rrezikohen banesat

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr ka rënë prej disa orësh në zonën e Grepëzit në Krujë dhe, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur me shpejtësi.

Terreni i thepisur malor dhe mungesa e rrugëve e bëjnë thuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka.

Për momentin, banorët po përpiqen të frenojnë flakët me mjete rrethanore.

Situata paraqitet shqetësuese, pasi pranë vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve.

Nga zjarri janë djegur tashmë qindra rrënjë ullinj, ndërsa flakët vijojnë të përhapen për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh