E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “mollë sherri” do shpronësohet

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme, ku dy biznesmenë u përfshinë në përplasje në qytetin e Vlorës.

Teksa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale e ka cilësuar konfliktin si banal dhe brutal, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do ta shpronësojë zonën bregdetare në Palasë për interes publik.

“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet ti japim fund asaj historie por duhet edhe ti japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike.

Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese, atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, i cili shkon shumë përtej tranformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vet në radhë të parë nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar edhe me njëri tjetrin

Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik zonën e atij konflikti banal. Sipas ligjit ta kthejmë në aset publik për të gjithë. Një oaz për pemën e ullirit. Një park i gjallë ku do mbillen e do ruhet variatetet autoktone shqiptare dhe do ekzpozohen të gjithë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një tokë që i ndau me dhunë investitorët fqinj, do kthehet në një territor paqe, nën hijen e pemës së bekuar të ullirit”, tha Rama.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh