Milionat nuk njohin krizë! Merkatoja e verës në futbollin europian mbyllet me shifra të frikshme dhe, edhe një herë, Anglia është në një tjetër planet. Në total, klubet e Premier League kanë shpenzuar plot 3.46 miliardë paund, duke vendosur një rekord të ri dhe duke lënë shumë pas rivalët europianë.
Në vendin e dytë është Serie A, me rreth 843.6 milionë paund të shpenzuara. Pas italianëve vjen La Liga me 603.5 milionë, Bundesliga me 507.6 milionë, ndërsa Ligue 1 mbyll pesëshen me 490.6 milionë paund.
Skuadra që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato vere mbetet Manchester City. Gjigandët anglez kanë shpenzuar rreth 458 milionë paund gjatë kësaj vere, duke udhëhequr listën e klubeve ndërsa goditja e fundit ishte spektakolare.
Në ditën e fundit të merkatos, City mori nga Chelsea Enzo Fernandez, për plot 125 milionë paund. Por argjentinasi nuk ishte i vetmi transferim mbi 100 milionë. Morgan Rogers shkoi te Chelsea për 117 milionë paund, Elliot Anderson te City për 116 milionë, ndërsa Liverpool afroi Bradley Barcola, në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 123 milionë paund.
Një tjetër verë që Europa shpenzon miliarda dhe një gjë mbetet e qartë: sa më shumë vitet kalojnë aq më shumë miliarda i shtohen futbollit europian.
Shpenzimet në merkaton e verës
Premier League: 3.46 miliardë paund
Serie A: 843.6 milionë paund
La Liga: 603.5 milionë paund
Bundesliga: 507.6 milionë paund
Ligue 1: 490.6 milionë paund
Premier League me shifra astronomike:
• Enzo Fernández (Nga Chelsea te Manchester City): City realizoi njërën nga goditjet më të mëdha të verës duke transferuar mesfushorin argjentinas për rreth 146 milionë euro (£125m).
• Morgan Rogers (Nga Aston Villa te Chelsea): Chelsea reagoi menjëherë në treg duke nënshkruar me talentin e Aston Villa për rreth 138 milionë euro (£117m).
• Elliot Anderson (Nga Nottingham Forest te Manchester City): City përforcoi më tej mesfushën duke paguar 135 milionë euro (£116m) për yllin e Nottingham Forest.
• Bradley Barcola (Nga PSG te Liverpool): Liverpool blindoi sulmin me talentin francez nga Paris Saint-Germain për një shifër që me bonuse arrin në 125 milionë euro (£106m).
• Sandro Tonali dhe Savinho (Nga Newcastle dhe City te Tottenham Hotspur): Spurs shpenzuan pjesën më të madhe të buxhetit duke marrë Sandro Tonalin nga Newcastle për mbi 108 milionë euro dhe Savinhon nga Man City për rreth 88 milionë euro.
• Bruno Guimarães (Nga Newcastle tek Arsenal): Topçinjtë siguruan shërbimet e mesfushorit brazilian për rreth 87.5 milionë euro.
La Liga: Real Madridi bën goditjen e madhe
Në kampionatin spanjoll, vëmendjen kryesore e mori sërish kryeqyteti:
• Yan Diomande (Nga Leipzig te Real Madrid): Madrilenët mposhtën konkurrencën e shumë klubeve europiane duke transferuar mesfushorin e RB Leipzig për 125 milionë euro (£107m).
• Marc Cucurella (Nga Chelsea te Real Madrid): Mbrojtësi i majtë spanjoll u rikthye në atdhe te “Los Blancos” për një shifër prej rreth 60 milionë eurosh.
• Gabriel Jesus (Nga Arsenal te Barcelona): Katalanasit përforcuan fazën ofensive duke afruar sulmuesin brazilian nga Arsenali.
Serie A: Rekord historik te Milani
Italia pati një nga merkatot më dinamike të viteve të fundit:
• Gonçalo Ramos (Nga PSG te Milan): Milani realizoi transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit duke paguar 74 milionë euro + bonuse për sulmuesin portugez të PSG-së.
• Diego Moreira (Nga Strasbourg te Milan): Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq, duke afruar edhe anësorin e Strasbourg-ut për një paketë që arrin deri në 65 milionë euro.
• Randal Kolo Muani (Nga PSG te Juventus): Bardhezinjtë përforcuan sulmin me francezin e PSG-së për rreth 50 milionë euro.
• Lëvizjet e tjera: Como befasoi merkaton duke blerë 50% të mbetur të kartonit të Nico Paz nga Real Madridi për rreth 60 milionë euro si dhe Moise Kean nga Fiorentina për 40 milionë euro. Interi solli në mesfushë Curtis Jones nga Liverpool, për 35 milionë euro. (A2 Televizion)