75 Mall Live Search
09:55 / E Shtunë, 05 Shtator 2026 / B XH

Enrique pas humbjes: E merituam fitoren, futbolli është i pashpjegueshëm

Paris Saint-Germain ka pësuar një humbje befasuese 2-1 në shtëpi ndaj AS Monaco, duke vazhduar nisjen e dobët në sezonin e ri të Ligue 1.

Kampionët e Francës kaluan të parët në epërsi me Marquinhos në minutën e 31-të, por Monaco përmbysi gjithçka pas pushimit. Flavio Nazinho barazoi, ndërsa Stanis Idumbo shënoi golin e fitores në minutën e 72-të.

PSG mbetet pa fitore në tri ndeshjet e para të kampionatit, për herë të parë që nga sezoni 2012/13, duke regjistruar nisjen më të dobët në kampionat në 14 vjet.

Trajneri Luis Enrique, megjithatë, nuk shfaqi shqetësim për formën e skuadrës.

“Jam i kënaqur me atë që pashë. E merituam ta fitonim këtë ndeshje. Futbolli ndonjëherë është i pashpjegueshëm, por kam parë shumë gjëra pozitive. Duhet të përgatitemi për të ardhmen”, deklaroi Enrique. /IndeksOnline/