Forcat e Posaçme Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë ndërmarrë një nismë në bashkëpunim me Policinë Rrugore e cila synon kontrollin në terren, për goditjen e veprimeve të paligjshme nga qytetarët.
Sipas njoftimit, në fokus janë kontrollet për armëmbajtje pa leje, lëndët narkotike, kontrolli i mjeteve luksoze dhe ato të blinduara, automjetet me xhama të errësuar tej normave të lejuara etj.
Nga kontrollet e kryera në mënyrë të papritur në akset kryesore rrugore, policia ka konstatuar 82 shtetas me precedentë kriminal në fusha të ndryshme, 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, si dhe gjashtë persona janë shoqëruar në komisariat pasi gjatë kontrolleve janë kapur me lëndë narkotike.
Kontrollet pritet të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, ku asnjë shkelës i ligjit nuk do të tolerohet, teksa i gjithë qëllimi i kësaj nisme është siguria për qytetarët.
Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.
janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;
janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;
11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;
janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;
janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar;
janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.
Po kontrollin me cfare e ka blere i papuni mjetin luksoz, kur do ta beni?
Ne te gjithe Boten ..Ne pergjethsi Kontrollet populli dhe shune mire bejne ..Se keshtu ndalojne kriminelet qe meren me veprime kundra Ligjit . Por njerezit te fuqishem Politikane nuk ju duhet tju Kontrollen dhogarive Bankare dhe vilat , se Milionat e vjedhura dhe te fshehur neper thaset i kane te siguruar deri sa te hyje ne fuq Ligji Elektronik qe mos perdorin me i Monedhes ..Atehere do te kete nje barazi te plote dhe te kintrolluar po nga njerezit e fuqishem. .....