Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

1 Gusht 2026, 19:45Sociale TEMA
Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të

Mes pishave në Pyllin e Sodës, grupe të rinjsh, ardhur nga vende të ndryshme të Europës kanë gjetur një oaz qetësie.

Për shumë prej tyre, Vlora është ndalesa e dytë e një aventure që do t’i çojë edhe ne vende të tjera. “Kemi plan të vizitojmë gjithë Shqipërinë, Fillimisht ishim në veri dhe tani po eksplorojmë jugun”, thotë një djalë. Mes turistëve janë edhe 19 skautistë nga Vjena, të cilët do të qëndrojnë 2 javë.

“Kam ardhur nga Vjena së bashku me një grup skautësh. Jemi gjithsej 19 vetë dhe do të qëndrojmë në Vlorë për rreth dy javë. Po na pëlqen shumë natyra”, shprehet një turiste.

Në kamping gjejmë edhe studentë italianë, që kanë zgjedhur të udhëtojnë me një furgon dhe të flenë në çadra, duke e kthyer pushimin në një eksperiencë ndryshe. “Shumë bukur, më pëlqen vendi, është i përshtatshëm dhe për familje, jo vetëm grupe shoqërore”. “Po më pëlqen! Është një vend i bukur, me njerëz të mirë dhe peizazhe të mrekullueshme.”

“Është një përvojë e re. Hera e parë për pushime pa prindërit, por me shoqërinë. Dua të fitoj përvojë, të udhëtoj dhe ta njoh më mirë botën”, shprehen disa prej tyre. Kampingjet, tregjet lokale dhe bizneset familjare u mundësojnë turistëve të shijojnë Vlorën pa pasur nevojë për buxhete të mëdha.

7 Komente

  1. B
    Bet

    Ja pra vijne per natyren, mikpritjen dhe argetimin, jo per betonin e ram korrupsionit

    Përgjigjjuni
    1. g
      gjergji

      Bet: kurr mos ardheshin kto fukarej.Shqiperia ka nevoj per turist elitar e jo per bythgrisur qe askush nuk ja sheh hajrin. Megjithate nje shprehje e vjeter shkodrane thot: kur nuk ke pul do hash sorre.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndaloni abuzimin e pyjeve!

        Njerezit qe jetojne ne kampe duhet te paguajne. Keto kampe nuk duhet te jene falas, por te pergatitet nje zone e caktuar me korent, uje, banjo dhe te gjitha amenitetet. Kjo eshte nje dizaster per natyren Pyjet dhe pasurite natyrore te Shqiperise nuk mund te lejohet te abuzohen ne kete far feje. Shteti duhet te beje ligje. Jemi nje vend qe nuk ka patur ligje per nje kohe te gjate, por edhe pse po pergatitemi te futemi ne Europe jemi vite drite larg kombeve te civilizuara. Te krijosh nje kamp, te tille ne Amerike te fusin ne burg. Ka ligje qe absolutisht te ndalojne te krijosh kampe te tilla.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shpresa ime

          Shkoi gishti gabim. I vetmi Kundra hahahaha. Ndaj desha ta sqaroja ktë shkas. Coment shum I drejt

          Përgjigjjuni
        2. N
          Niku

          Kujdes gishtin, o Universi! Hahaha!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kume

            Rumpalle

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Rrumpalle ne rrumpallhanen e Rrilindasit prej 4 madatesh dhe pastaj thone pse plasin zjarret gjithandej.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje