Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh

1 Gusht 2026, 20:15Ekonomia TEMA
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshja e botuar në Fletoren Zyrtare siguron financimin për zgjerimin e projektit hekurudhor, i cili synon elektrifikimin e plotë të linjës Tiranë–Durrës dhe segmentit të ri që lidh këtë rrjet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Detajet e projektit dhe financimit

Sipas dokumenteve zyrtare, vlera e huasë së marrë nga BERZH kap shumën prej 11.62 milionë eurosh (nga të cilat 11.5 milionë euro alokohen drejtpërdrejt për punimet e elektrifikimit dhe 120 mijë euro për komisionin fillestar). Projekti i plotë i elektrifikimit bashkëfinancohet në masën 50% nga grantet e Bashkimit Evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke e çuar koston totale të kësaj faze në 25.12 milionë euro.

Asetet dhe segmentet që përfshihen në këtë zgjerim janë:

Sa i përket afatit të realizimit, në marrëveshje përcaktohet se “zgjerimi i projektit pritet të përfundojë deri më 1 prill 2027.”

Plani i financimit (në milionë euro)

Komponenti i Projektit Huaja e BERZH-it Granti i BE-së / WBIF Qeveria Shqiptare Totali
Punime elektrifikimi €11.62M €11.62M – €23.24M
Përgatitja e projektit – €0.62M – €0.62M
Mbikëqyrja & Zbatimi – €1.16M – €1.16M
Blerja e tokës – – €0.10M €0.10M
TOTALI €11.62M €13.40M €0.10M €25.12M
Komponenti i Projektit Huaja e BERZH-it Granti i BE-së / WBIF Qeveria Shqiptare Totali
Punime elektrifikimi €11.62M €11.62M – €23.24M
Përgatitja e projektit – €0.62M – €0.62M
Mbikëqyrja & Zbatimi – €1.16M – €1.16M
Blerja e tokës – – €0.10M €0.10M
TOTALI €11.62M €13.40M €0.10M €25.12M

Disbursimi i parë i fondit prej BERZH-it i nënshtrohet disa kushteve rigoroze teknike dhe mjedisore. Ndër to përfshihen krijimi i plotë operacional i Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), zbatimi i Planit të Veprimit Mjedisor dhe Social, si dhe përgatitja e Planit të Blerjes së Tokës dhe Angazhimit të Palëve të Interesuara.

Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në Tiranë nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, në emër të Republikës së Shqipërisë, dhe Drejtuesja për Shqipërinë e BERZH-it, Ekaterina Solovova.

14 Komente

  1. A
    Albanistan

    Rama thoshte se ne 2025 kjo linje do jete funkaionale, ashtu si aeroporti i Vlores dhe shume te tjera. Mashtrime, vjedhje dhe korrupsion i jashtezakonshem me parate tona, te Shqipetareve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Student po jo kar dhjetori

      Hajde ma ha karin ti qe po na hallin per kurrupsjon, do ishte bo treni Tiron Durrs ne deri ne 2006 ose 2007 po erdhi Sala kafsha ne qeveri ne 2005 dhe gjasme me luftu kurrupsjonin e Tos qorrit tha ska mu bo treni se ka mor lek Tosi. E prishi kontraten me ata te hujt Sala pa cajt kaptinen qe Shqipnija do pagute 80 miljon euro per prishje kontrate. Asnjoni prej ju buthqimave nuk e qit zonin ku karin jon kto leket e hupme, se per ju o rrac e keqe Sala njelet gjo qe nuk preket. Prej jush po rrijm tani si qen ne djell ene pluhun per 2 or te autostrada Tiron Durrs o rrec e shkerdhyme, se do e kishim bo 20 minuta po mos ta prishte Sala. Po ate domin 80 miljon euro kush do e paguj, pidhi i plakes tate mer albanistan baxhella apo pidhi i Argites?

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kukësi është demokrat por jo me Saliun

      Tani, kjo fotoja nuk është nga Tirana. Thuajeni ku e keni marrë. Dhe sqarojeni se si do bëhet traseja e hekurudhes. Me një pale shina, si në kohën e Enverit? Apo është zgjerusrvtraseja të marrë.dy trena vajtje ardhje. Se po qe per një pale shina, shteti i Enver Hoxhës e nderroi ate në vitet 50. Po të ishte gjallë ai, edhe tani do e kishte bere hekurudhen elektrike. Keshtu që mos u mburrni se është turp. Duhet të mburremi kur te bëhet hekurudha Shkoder - Sarandë pergjate detit, dhe t'i bjere nga Bregu, Jo nga Tepelena. Atëhere nxirrni artikuj.ne gazetë da të doni. Deri atëhere, ulni kokën dhe trusni bithën si themi në kukesianët, sepse Enver Hoxha edhe i vdekur po ju turperon. Edhe Dashnor Kaloçi po punoni fort per t'ja rritur figurën Enverit, keshtu që keni shumë punë akoma.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tng

        Ja ke futur der ne rreze o Kukaianooo.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Edi

        U tha se do mbaronte ne 2025 tani shkoi ne 2027 dhe do shkoi deri ne 2030!Turp per kete tufe hajdutesh qe kane uzurpuar vendin! Shporrini sa me pare o njerez!

        Përgjigjjuni
        1. E
          EMIGRANTI 2

          grate dhe motrat rilindjes,11,6 milione euro borxh ,kur vetem 4.2 milione euro ja dhane zezakut per dy ore ,si duket ministret dhe grate e patronazhisteve ishen vene ne radhe per rrocken e zezakut

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artur

            Po sa ka vjedhur Enver Hoxha per kete hekurudhe . Asjne lek ,epo ishte diktator dhe nuk mendonte per Shqiperine si keta qe ne kemi vene ,te na drejtojne,e qe na lane pa breke. Rrofte dryshimi,rrofte pa brekshmeria,e meritojme !

            Përgjigjjuni
            1. S
              SOKRATI

              Respekte Kukesi demokrat! E verteta mbetet gjithmone nje! Kaloçi i ''famshem'' u lodh, duke ''publikuar'' shfletimet e dokumenteve te deklasifikuar, po ku degjon ky milet?! Me kete ''publikim'' Kuloçi justifikon edhe pozicionin e postit, te rroges dhe te ndonje honorari dhe me kete metode ai nuk mbetet më pas nga shoket, qe pasurohen pa u ndalur...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fat man

                Po pse more bythe-qire qeveritare me 25 milion euro do te behet elektrifikimi i linjes hekurudhore Tirane - Durres dhe linja e re per ne Aeroportin e Rinasit ? Apo strategji e vjeter e Rames e fillojme dhe pastaj e jo e dyfishojme por e tre dhe kater fishojme, metode e perdorur me sukses nga Gys Agasi me Be-qirin ne tenderat me AKSHI-n ku ish Drejtoresha e saj Kar- can qe jetonte ne shtepi me "qi-ra" e emeruar dhe ne vartesi nga Palloshi Ed Ketu do te jemi qe kjo linje me tren elektrik kerkon edhe nje trase te re se trenat elektrik kane shpejtesi shume mete madhe se ato linja qe punojne me lokomotiva me kar-burant per te mos thene me qymyr e me avull.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapterri

                  Na çmenet me punen e ketij trenit,vetem lloqe.Duhet te kishte maru,gjoja,por edhe kete here si perhere.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ram hajduti sjell vetem deshtim

                    https://pamfleti.net/aktualitet/alabbari-behet-pishman-per-projektin-ne-portin-e-durresit-gabova-ne-s-i347273

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      ODIN

                      Punet infrasktukturore dhe me gjere ne Shqiperi tregojne nje pamjaftueshmeri dhe anemi te je shkalle te gjere. Planifikim-zbatim jo te menduara mire dhe ne prespektive, mungese fondesh apo ekspertize teknike, korupsion? Nuk e di, por praktika dhe perditshmeria flet qarte; per shembull dikur para, 10-15 vitesh duheshin mesatarisht 5-6 ore udhetim nga Saranda deri ne Tirane me autobuz sepse rruget ishin ato te kohes te komunizmit. Edhe tani pas 15 vitesh , panvaresisht se "rruget jane bere" te duhet pothuajse e njejta kohe sepse akset rrugore midis Durresit dhe Tiranes tregojne pamjaftueshmeri totale per te perballuar fluksin e trafikkut duke bere qe 45-50-km te pershkohen ne rreth 2 ore. Te dyja krahet e "autostrades" te jene si nje parkim gjigand! Rruga qe te con ne te vetmin aeroport te vendit te jete ne rruge "fshati" sic e cilesoje shoferi i taksise, duke bere qe nga "terminali veri-jug" (qe vashdon te mos jete i perfunduar ) i autobuzave deri ne afersi te aeroportit nga rruge dytesore (sepse "autostrada" ishte nje parkim gjigand qe asgje nuk levizte) te duheshin 80 minuta. Them ne afersi te aeroportit sepse ne fund u detyruam te dalim nga taksia dhe te ecim me kembe si dhjetra qytatare te tjere !! Mungese totale dhe e pa pranueshme e infraskruktures ne perputhje me nje aeroport !! Ne aeroportin-kjoske per nga madhesia dhe sherbimet nuk kishte tualete ne pjesen hyrse te tij. Vendin e tualeteve qe dikur ishin aty e kishin zene sherbime aeroporti! Per te gjetur vend ulje-stol- kanape apo dicka e ngiashme as qe behej fjale!!!!!! Ne pjesen dalese te aeroportit aty ku behet inbarkimi, te duhej te prisje rreth 10 minuta ne rradhe per te shkuar ne tualet, kurse per te zene nje vend ulje ne salle duhet te ishe ne vigjilence te perhershme dhe duhet te kishe dhe fatin me vete! Pamjaftueshmeri totale per te permbushur nevoja krejt bazike !!!!!!!!!!!!!!!!! Krejt e kunderta ne aeroportin e nje vendi ballkanik, ish-komunist, fqinje me Shqiperine ku une isha tranzit nje ore me vone ! Fatkeqesisht!!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patronazhisteve cekic ballit

                        Vari leshte hekurudhes. Me 11.2 milione euro vjen edhe per dy koncerte bythziu te kendoje. Kenaqet populli.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lali

                          Nuk na hyjne ne pune statistikat, ato jane per ju hajdute qe ti beni mire llogarite. Neve da duhet treni, we rama na premtoi se ne 2025 eshte ne funksion. Sikur jane nja 200 km ruge hekurudhore ,kaq vite dhe akoma nuk po perfundon!? Dhe kur eshte ndertuar mbi trasene egzistuese, vetem qeveria e din perse kaq gjate nje linje 35 km!? Cfare behet, nuk ka kerkese llogarie, eshte bashkpunim me firmat ndertuese, eshte pazar I paster. Kurre, po kurre mos i hengshi parate e vjedhura, dhe nuk do ti gezoni asnjihere.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje