Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër bashkimit me Kavajën!

1 Gusht 2026, 14:45Politika TEMA
Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër bashkimit me Kavajën!

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit të saj me Bashkinë e Kavajës, në kuadër të propozimeve për Reformën Territoriale.

Pavarësisht përkatësive politike, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dalë në një qëndrim të përbashkët kundër këtij propozimi, duke kërkuar që çdo ndryshim administrativ të shoqërohet me një proces transparent dhe konsultim me qytetarët.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës, Desi Gixhari, lexoi qëndrimin e përbashkët të anëtarëve, përpara se projektvendimi të hidhej në votim dhe të miratohej.

“Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces transparent. Sot, pavarësisht bindjeve politike që kemi, na bashkon mbrojtja e interesit të qytetarëve të Bashkisë Rrogozhinë. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, është inkurajuese që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Rrogozhinës, interesi ynë qëndron mbi çdo bindje politike”, deklaroi Gixhari.

Vendimi i Këshillit Bashkiak vjen pas reagimeve të shumta nga disa bashki në vend, të cilat kanë kundërshtuar propozimet për riorganizimin e hartës administrative.

5 Komente

  1. S
    Sygjerim per Edi Ramen dhe PS

    Keto jane pasojat e demokracise liberale ku te gjithe jane/behen si kembet e dhise. PS duhet te mobilizohet menjehere ne terren per ti spjeguar qytetareve pse keshtu e jo ashtu. Keshillat bashkiake nuk duhen pyetur fare sepse ato shohin bythen e tyre per perfitime personale. PS duhet te mobilizohet per te neutralizuar propaganden destruktive te PD neper bashki. Qeveria te kerkoje nje grant nga BE per te realizuar sondazhe cdo jane ne cdo bashki per reformen teritoriale. Mundesisht ky grant ti jepet Eurostatit ose nje kompanie me renome nderkombetare.

    Përgjigjjuni
    1. N
      North Albania

      Beni referendum, nese pjesa madhore voton PO ateher protestuseve mjafton tu lexoni ligjin, me kete mbyllet

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liria

        Rrogozhina ka me afer Peqinin.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sa banore ka qe jetojne ne bashkine e Rrogoshines?

          Rrogozhina bashki, torbe strafullah.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vaj medet vaj milet

          Lali eri lali eri, ka kosto politike kto 4 pijanec trrin urt se dolen me hong fara pazarit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje