Ernest Troshani u rikthye sërish në Spaç, aty ku qëndroi si i dënuar deri në rrëzimin e komunizmit.
Me hapa të qetë, ai u priu klerikëve, besimtarëve, por edhe atyre që synonin të merrnin sadopak nga përvoja dhe mesazhi i tij i krishterë.
Ndalesën e parë e bëri në mensën e ndërtesës ku kundërshtarët e komunizmit u detyruan të punonin në kushte mizerie, ndërsa të tjerë u izoluan dhe u dhunuan në qeli.
Dikur shërbeu ushqim, ndërsa sot bekoi vendin ku dikur, nën zë, bekonte bashkëvuajtësit e tij apo edhe ata që synonin të spiunonin diçka për t’ua rënduar dënimin.
Pak më tej ishte fjetina ku qëndroi për 12 vite. Sot, me qetësinë e tij, duket se ka falur ata që e dhunuan dhe i mohuan mundësinë për të qenë pranë njerëzve në nevojë.
Ndalesën e radhës e kishte në oborrin ku dikur numëroheshin të burgosurit, por edhe aty ku nisi revolta e vitit 1973, tre vite pasi Troshani u vendos në Spaç, i dënuar me tri akuza.
Ai u dënua dy herë për ekzorcizëm, por këtë herë e kreu atë aty ku ende jehon dhimbja e së shkuarës.
Përmes një letre të veçantë, Papa Leoni XIV shprehu emocionet e tij dhe iu bashkua atyre që u mblodhën në Spaç në krah të kardinalit.
“Ai vend është gdhendur në kujtesën e popullit shqiptar dhe mbetet një nga faqet më të dhimbshme të historisë së tij. Një vend ku shumë veta kanë mbajtur kryqin e rëndë të padrejtësisë. Gjaku i atyre që kanë vuajtur dhe kanë vdekur mes atyre maleve e ka ujitur atë tokë, duke e bërë dëshmi të heshtur besnikërie, guximi dhe shprese.
Kujtesa na sjell ndër mend se asnjë zinxhir nuk është aq i fortë sa të burgosë një ndërgjegje të ndriçuar”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e Atit të Shenjtë.
Lavdi Enver Hoxhës!
Njesoj diktator eshte dhe rama sot. Dezinformon, mashtron, varferon, spiunon, patronazhonz. Jeton ne realitet tjeter me kasten dhe miqte e tij politike. Asgje s’ka ndryshuar ne mendesine e ketyre bq.
Mesazh i papes e simbolika e vizites shume lart
Kardinali duhet te kishte dhene nje meshe per Pater Anton Arapin qe u vra nga bishat komuniste.
Ki i paftire Katholiko Shpellar pasardhes i atire qe i futen Thiken Bitantit mpas shpine, na la ne goj te ujkut te Birazereve Turko Incestlliqesh te pushtojn orthodhoxine ne trojet tona te Georgis Kastriotis
Spaç, o ferr i zi/ Kush qe i fundit qe u nda nga ai/ Te kthehej mbrapsht e te kerkonte/ Asht prone e imja e mos e leshonte/ Ne mes te nates mbeshtjelle n'vetmi/ Bashk me shpirterat qe mbeten aty/ Te grindej keq me ta dhe vedin/ Gjersa te shkruanin bashke Amanetin/ Dhe çfare do qe, kush munde ta thote/ E te sfidonte perbi bote/ Por prape, po kthehem tek kjo nate/ Do gdhinte shpejte do shkonte gjate/ Me bryme kristal gjaku mbuluar/ N'ekstaze kujtimesh i harruar/ kerkoje ne boten pa kuptim/ Nje dege dafine, per nje varrim/ marre nga libri "Marshi i çmendur" duke i kerkuar falje autorit per kete pjese te cituar pa dijenin e tij.