Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve!

1 Gusht 2026, 15:15Sociale TEMA
Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të

Shërbimi i dializës në 5 spitalet rajonale si dhe ai i check up-t për popullatën e gjerë do të kryhen nga Operatori i Shërbimeve të Sterilizimit.

Përmes një vendimi të posaçëm, qeveria ka ndryshuar emrin e kësaj shoqërie, e cila këtej e tutje do të quhet Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore si dhe do të ofrojë përveç shërbimit të sterilizimit, edhe ato të kontrollit bazë mjekësor dhe hemodializën.

"Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore”, sh.a, me kapital 100% shtetëror, krijohet për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit, organizimin, administrimin dhe ofrimin e shërbimeve të Programit Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, si dhe ofrimin e shërbimit të hemodializës në 5 (pesë) qendrat pranë spitaleve Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Të dy këto shërbime, ai i kontrollit mjekësor bazë dhe ai i hemodializës aktualisht ofrohen nga dy kompani konçesionare, përkatësisht 3P life dhe Evita.

"OSHISH, sh.a., ofron shërbimet e mësipërme, pas përfundimit të afatit të kontratave përkatëse të koncesionit/partneritetit publik privat për kontrollin mjekësor bazë dhe për ofrimin e shërbimit të hemodializës,” thotë vendimi i qeverisë.

Sipas tij, shoqëria aksionare OSHISH, sh.a., financohet nga të ardhurat e gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve publike të integruara të sterilizimit.

Për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të Programit Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, si dhe ofrimin e shërbimit të hemodializës, OSHISH, sh.a., si dhënës shërbimi i licencuar, financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahahahahahahahhhahahahah Po si mund ti lihet qeverisja nje debili si Rama i Lindes me kapele ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjeke ne pension

      Po ajo urdheresa per mjekim hormonal te atyre we duan te nderrojne seksin a hyn tek ky VKM.??? Apo do behet me vone ndonje shtese e do kaloje pa mare vesh njeri. Po ajo zv/ ministrja e shendetesise we firmosi ate urdheresen per mjekimin hormonal falas eshte akoma apo e kane "qarkulluar"??!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje