Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

1 Gusht 2026, 15:25Blog TEMA
Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si

Nga Neli Demi


Ditët e fundit kam lexuar me vëmendje reagime të shumta rreth Anthony Fauci-t, pandemisë dhe dokumenteve që po publikohen në Shtetet e Bashkuara. Nëse këto dokumente provojnë gabime, manipulime apo edhe mashtrime, atëherë ato duhet të hetohen deri në fund. Askush nuk duhet të jetë mbi të vërtetën dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Por ka diçka tjetër që është po aq shqetësuese.

Po shoh mjekë që flasin për kolegët e tyre me gjuhën e urrejtjes. Fjalë si “ameba”, “Lucifer”, “bastardë”, “dordolecë”, “kriminelë”, “satanikë” po zëvendësojnë argumentin. Siguria absolute po zëvendëson dyshimin metodologjik. Dënimi moral po zëvendëson analizën kritike.

Shkenca nuk është një fe ku ka profetë dhe heretikë. Nuk është një gjykatë morale ku fajësia shpallet me postime në rrjetet sociale. Nuk është as një tribunë ku fiton ai që bërtet më fort. Shkenca është një metodë. Një disiplinë e të menduarit. Ajo jeton nga provat, nga mundësia për t’u kundërshtuar dhe, mbi të gjitha, nga gatishmëria për të pranuar se mund të kemi gabuar.

Po, pandemia prodhoi gabime. Ndoshta më tepër sesa jemi ende gati të pranojmë. Disa vendime mund të kenë qenë të gabuara. Disa institucione mund të mos kenë qenë transparente. Disa individë mund të kenë mbrojtur më shumë reputacionin e tyre sesa të vërtetën. Nëse është kështu, kjo duhet të dalë në dritë.

Por mënyra se si e kërkojmë të vërtetën ka po aq rëndësi sa vetë e vërteta. Sepse nëse zëvendësojmë analizën me anatema, provat me bindje dhe argumentin me demonizim, nuk po korrigjojmë gabimet e së shkuarës. Po ndërtojmë një dogmë të re.

Si psikiatër, kam mësuar se bindja e palëkundur nuk është domosdoshmërisht shenjë e së vërtetës. Shpesh është shenjë e vështirësisë për të toleruar pasigurinë. Shkenca, përkundrazi, na mëson të jetojmë me pasigurinë derisa provat ta zvogëlojnë atë. Por këtu shoh një fenomen edhe më shqetësues.

Kur identiteti bëhet më i rëndësishëm se metoda, edhe shkenca fillon të sillet si politika.

Atëherë nuk mbrojmë më hipoteza; mbrojmë veten. Nuk kërkojmë më prova; kërkojmë konfirmim. Nuk e gjykojmë më një argument sipas forcës së tij, por sipas personit që e thotë. Çdo informacion i ri nuk shihet si një mundësi për të korrigjuar mendimin, por si një armë për të fituar betejën.

Kjo është pikërisht ajo që ndodh në politikë. Dhe kur fillon të ndodhë edhe në shkencë, humbim busullën.

Paradoksi është se radikalizimi nuk njeh ideologji. Ai nuk prek vetëm ata që mohojnë shkencën; mund të prekë edhe ata që pretendojnë se e mbrojnë atë. Sepse radikalizimi nuk fillon kur gabon. Fillon kur pushon së pranuari se mund të gabosh.

Ashtu si pushteti politik korruptohet kur identifikohet me të vërtetën, edhe pushteti epistemik korruptohet kur identifikohet me shkencën. Askush nuk është shkenca. Ne jemi vetëm pjesëmarrës në një proces të përbashkët, ku autoriteti nuk buron nga statusi apo titujt, por nga respekti për metodën dhe gatishmëria për t’iu nënshtruar provave.

Në këtë kuptim, autoriteti nuk është privilegj. Është përgjegjësi.

Fjala e një mjeku nuk është vetëm opinion personal. Ajo mbart peshën e një profesioni që shoqëria e ka ndërtuar të bazuar mbi besimin. Prandaj, sa më i madh të jetë autoriteti që pretendon dikush, aq më e madhe duhet të jetë përulësia me të cilën flet.

Nuk më frikësojnë dokumentet e reja. Nuk më frikësojnë hetimet. Nuk më frikëson as mundësia që disa prej bindjeve tona gjatë pandemisë të rezultojnë të gabuara.

Më shqetëso diçka tjetër në fakt!

Që mjekët të fillojnë të flasin si predikues, ndërsa publiku të mos arrijë më të dallojë se ku mbaron shkenca dhe ku fillon propaganda. Në fund të fundit, autoriteti i një mjeku nuk matet nga sa shumë njerëz bind, por nga sa shumë respekton metodën që e bëri mjek. Shkenca nuk ka nevojë për besim të verbër. Ajo ka nevojë për integritet. Dhe integriteti nuk matet nga sa fort bërtasim, por nga sa besnikë mbetemi ndaj metodës, sidomos atëherë kur faktet sfidojnë bindjet tona.

22 Komente

  1. m
    mirel

    Co po thoje?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karabina

      Dr Sali Rumpall Berisha u nis për shpikës dhe po e bitis si shpifës. Si rregull çdo shpifës gjynahet në mos do i lajë në këtë botë do i lajë në ferrin e botës tjetër.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Neli, Keli, Demi. Mos ha mut per llogari te Edi Rames. Ka mbaruar spektaktli. Populli eshte ne rruge. Per llogari te olsit ha ai tjeteri. Ptuuu!! Rrace e dhjere

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjthcka ishte e pergatitur!

          Me vjen keq, por personi qe ka shkruar artikullin ketu nuk ka then easgje, eshte shume i pergjithshem, jo i vecante, nuk ve giishtin atje ku duhet. Ose nuk ka njohuri ne fushen mjekesore ose flet me doreza. Ja po i heq une dorezat. Si shperndarja e virusit ashtu edhe berja e vaksinave ishin te menduara me se miri. Qellimi kryesor vrasja masive e njerezve, per uljen e numrit te njerezve ne toke. Lexo librin: 'Covid-19: The Great Reset' dhe do te kuptosh se cfare ndodhi dhe cfare do te ndodhi ne te ardhmen. Ne radhe te pare, vaksina kunder covid nuk ishte vaksine, por terapi gjenesh. Njerezve ju injektua m-RNA, e cila futet ne qeliza te ndryshme te trupit dhe deperton deri ne ADN-ne e njerezve.Nga aty shperndahet ne gjithe trupin. Shkencetare te njohur ne Amerike, Kanada dhe Europe e kane kundershtuar kete vaksine dhe e kane pesuar me humbjen e vendeve te punes. Per fat te keq, ne Shqiperi dhe ne bote, njerezit e vaksinuar po vdesin nga goditje ne zemer, nga hemoragji cerebrale, nga paraliza te kembeve, nga infertiliteti si ne burra edhe ne gra dhe shume e shume semundje te tjera. Dhe nese njerezit flasin, ata kane te drejte. Fauci ishte kryedjalli - sigurisht ai beri punen qe i dhane ne menyre te 'perkryer'. Shkenca per te cilen pergjerohet z. Demi, ishte shkenca e demoneve. Pike. Pas sulmit vrastar gjenetik mbi njerezit, demonet kane vene ne plan chemtrails (i gjen edhe ne Shqiperi); shikoni qiellin dhe avionet qe fluturojne pa pushim te hedhin metale te renda toksike mbi kokat tona, gjoja te ulin sasine e rrezeve te djellit mbi toke, shiun dhe stuhite artificiale, si edhe tymosjen, apo djegjen e pyjeve. Si eshte e mundur qe ne zonen perreth Torontos ka pasur dhe vazhdon te kete mbi 800 vatra zjarri. Kush i ndezi, si u ndezen? Rama po na thote qe Shqiperia ka dy satelite dhe do ti perdore qe te kape zjarrvenesit, ndersas Kanadaja ne G7, nuk paska mundesi qe te zbuloje ne kohe reale zjarrvenesit, ti kapi dhe burgose, dhe me drone te shuaje flaket, Nuk ju intereson. Demoneve ju intereson flake e tym - shikoni Europen, po e percellojne, po e djegin se gjalli. A mendon z. Demi qe keto jane kosnipracione? Shiko qiellin, shiko pyjet, shiko motin ne Europe, Shqiperi, Amerike, Kanada dhe do te kuptoish se cfare po ndodh dhe cfare do te ndodhe. Ka shume e shume te tjera, shiko ushqimet, pa shije, te stermedhaja, te ndryshuara gjenetikisht qe te mos sigurojne nutriente, te prodhuara perseri qe te demtojne njerezit dhe shendetin e tyre. Gjej dhe lexo Codex Alimentarius dhe betimin qe do te bejme ushqime qe nuk kane vlere ushqimore.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhulio

            Stë kuptova që; ç’far ka këtu me demin. Këto që ju thoni, ju bashkohem dhe unë, po në lidhje me çfar shkruan demi, nuk ka të bëjë kjo e vërtete qe thoni ju, dhe e thot dhe ai që, prej te vertetes nuk duhet të kemi frikë.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta tjeter

              Ik nor rrote kari ,bisht i Alfred Cakos! Njê i afêrm i imi , si puna yte, i indoktrinuar na këto teori konspiracioniste, nur pranoi të vaksinohej dhe edhe pse ishte relativisht i ri e i shëndetshëm , për fat të keq e për faj të këtyre budallallëqeve , kur e kapi covidi ( sic na zuri te gjithëve ), vdiq . Vdiq more, vdiq ! Pikërisht për shkak të këtyre karlliqeve .

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dr. Mira Muka

              Qenka se ky shkencetari yne Dr. Edvin Prifti, pa shkolle e diplome dhe i pa afte ne pune si doktor por mjeshter i reklames dhe rruajtje qe te than piten per para!

              Përgjigjjuni
            3. d
              dori

              shkelqyeshem !!!

              Përgjigjjuni
              1. U
                Unë

                "Shkenca nuk është një fe ku ka profetë dhe heretikë. Nuk është një gjykatë morale ku fajësia shpallet me postime në rrjetet sociale." (Me tutje nuk lexova.....) O JO!!! Ky, ne fakt, është definimi i ri i fjalës "shkence" qe u vodh me mashtrim nga rebelët kryengrites mazone te Revolucionit Francez, dhe qe paturpësisht dhe barbarisht duan t'jua imponojnë edhe te tjerëve..... Shen Thomas Aquinas, lutju Zotit per ne!!!✝️✝️ Zemer Imakolate e Marise, na shpeto ne!!!✝️✝️

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapelani Otto Katz

                  Une. Ty te duhet nje psikolog shume i zoti. Por duhet te jesh esell para seances.

                  Përgjigjjuni
                2. a
                  astrit

                  Më pëlqeu shkrimi.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vjola

                    Të lumtë !

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drini

                      Nje shkrim shume I argumentation Shkrim Karamelo Bravo

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agimi

                        Bravo! Ne nje emision televiziv tek Syri me la pershtypje jo te mire biseda me dr. Ervin Prifti. Foli e foli per zhdukjen e disa shkencetarve qe ai i "njihte personalisht "dhe se ishte pjese e tyre dhe po ashtu ishte kercenuar personalisht dhe familjarisht. Doktori la te kuptohet se ndjekja penale ndaj tij, nuk ishte per marrje parash nga pacientet qe operonte, por pjese e operacioneve per zhdukjen e shkencetareve qe folen e thane se kovidi erdhi nga laboratori. Kjo mund te jete e vertete apo jo per shkencetaret e zhdukur, por jo per doktorrin tone , i afte profesionalisht per kryerjen e operacineve kirurgjikale te pacientet e tij, por i pa shpirt ne shkundjen e xhepave te pacienteve.

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          qytetari

                          Sa mire do te ishte po te kuptohej ajo qe ka shkruajtur Zoterija. Por per fat te keq jetojme ne epoken e budallenjeve

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Altin Pellumbi

                            Edhe mua me pëlqeu shkrimi! Argumenta dhe jo llogje Kavaje! Pergezime dhe shkrime te tilla te keni gjithmone.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dora

                              Nje nga te rrallat shkrime qe ke kenaqesi t'a lexosh deri ne fund. Duket si 'terheqje veshi' per mjekun qe supozon se ka shpikur nje ilac te ri ?!. Shkrim me finese te holle dhe shume kujdes. Bravo!

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vëmëndje

                                Merrni frymë thellë për pak minuta, jepini trurit më shumë O2 dhe tregoni pak respekt për arsyetimin e Dr..it mjaft të shëndetshëm për mëndjet tona.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  I lindur ne vilajet!!!

                                  Cdo shtet perendimor, do te ish ish i nderuar, ta kish Nel Demin, ne krye te shtetit te vet, kete personalitet poliedrik; human,i zgjuar, arsimuar, i kulturuar etj. Me pak fjale, nje intelektual i vertete.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

                                    si psikolog i ditëve të sotme duhet ta dish: SOT, ASGJE NUK ESHTE ASHTU SIC ESHTE, CDO GJE ESHTE ASHTU SI SHFAQET!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Uni

                                      Shkrim llogje kavaje pa koke.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        alfredi

                                        Nje analize e shkelqyer!! Qarte dhe Sakte!!!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje