Drafti i Reformës Territoriale i propozuar nga Partia Socialiste ka nxitur këtë javë një debat që, të paktën në 15 bashkitë që do të bashkohen me ato fqinje, nuk ka thuajse asnjë lidhje me efikasitetin që humbasin ose fitojnë qeveritë lokale, duke u përqëndruar thuajse krejtësisht tek historia dhe identiteti.
Sipas draftit të propozuar, Shqipëria nga 61 bashki, do të ketë 46 të tilla. Njëzet e tetë bashki ekzistuese do të konsolidohen duke u riorganizuar në 13 bashki më të mëdha, ndërsa komunitetet brenda tyre do të marrin një status të ndërmjetëm, siç është ai i “qytetit.” Arsyetimi për këtë është se tkurrja demografike i ka lënë shumë bashki praktikisht pa të ardhura (lexo: pa taksa) sepse s’kanë kë të taksojnë, duke i bërë thuajse plotësisht të varura nga qeveria qendrore për të ardhura, deri në atë pikë sa flitet se disa prej tyre nuk arrijnë dot as të paguajnë punonjësit e tyre.
Ndërkaq, drafti i opozitës shkon në drejtim të kundërt, duke e çuar numrin e bashkive në 100 të tilla. Nisur nga mungesa e përgjithshme e logjikës së asaj partie, mund të kërkonin edhe që çdo shtëpi të ishte bashki më vete dhe kjo nuk është se do habiste ndokënd. Ndaj nuk ka shumë kuptim të merresh me propozimin e tyre sepse duket qartë që më shumë se sa një alternative realiste është një ofertë dobia politike e së cilës varet plotësisht nga fakti se është pamundur të vihet në zbatim. Të sugjerosh dyfishimin e bashkive në një vend ku krahina të tëra kanë humbur popullsinë më vitale të tyre dhe ku bashkitë ekzistuese mezi mbajnë veten, nënkupton vetëm shumëfishim të zyrave dhe pozitave elektorale pa ndonjë shpjegim bindës se nga do të dalin paratë dhe personeli i nevojshëm për t’i bërë funksionale këto 100 bashki.
Propozimi i mazhorancës nga ana tjetër duhet parë me vëmendje për arsyen e thjeshtë se, ndryshe nga ai i PD-së, mund të kthehet realisht në ligj.
Argumenti kryesor është se një bashki që nuk mbledh dot të ardhura të mjaftueshme për të përmbushur funksionet e veta më elementare dhe që varet ekonomikisht nga Tirana, mund të vazhdojë të ekzistojë juridikisht por në praktikë nuk është më bashki sepse e ka humbur kuptimin si nivel autonom i qeverisjes vendore. Në njëfarë pike, bashki të tilla rrezikojnë të mos jenë më shumë se sa zyra administrative modeste të organizuara rreth fuqisë ose pafuqisë politike individuale të kryetarit.
E megjithatë, këto ditë kemi parë se si shumica e kritikave dhe protestave nga bashkitë e prekura nuk janë përqëndruar te kjo kontradiktë, por në pretendimin se po ju fshihet historia dhe se bashkia X nuk ka asnjë lidhje me bashkinë Y me të cilën do të bashkohet, a thua se atyre që pak banorëve të mbetur në Memaliaj do iu kërkojnë të ngrenë në krahë orenditë e të shpërngulen në shtëpitë e atyre pak banorëve të mbetur në Tepelenë.
Nga gjithë kundërshtimet që mund t’i bëhen reformës, ky i historisë dhe identitetit është më pak bindësi. E para sepse historia e qyteteve dhe fshatrave që preken nuk jeton brenda mureve të bashkisë. Emrat dhe identiteti i tyre nuk ndryshon dhe nuk është se buxhetet do jua administrojnë armiqtë e bashkisë fqinje. E dyta gjë absurde rreth shqetësimit për historinë është se në një pjesë të mirë të qytezave dhe fshatrave shqiptare, nuk e ka vrarë njeri mendjen për ruajtjen e trashëgimisë për tri dekada. Në fakt, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, e kundërta ka ndodhur. Mjafton të vizitosh disa prej tyre dhe do të shohësh se si ndërtesa historike janë lënë të shemben në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq janë kthyer në kafene e hapësira tregtare me kondicionerë që rrjedhin ujë mbi fasadat historike, shpesh duke jua ndryshuar përgjithmonë karakterin. Muze të vegjël autentikë të fshatrave janë grabitur e shkatërruar nga vetë banorët, duke i kthyer në jo më shumë se sa tualete publike. Po me sa duket historia lokale bëhet e paçmueshme vetëm kur rrezikohet të mbyllet zyra e kryetarit.
Kjo nuk do të thotë se banorët e bashkive të prekura nuk kanë aryse të shqetësohen, por nuk e di sa kuptim ka që thelbi i shqetësimit të tyre të jetë se vendi ku jetojnë nuk do jetë më bashki, kur në të vërtetë duhet të shqetësohen se sa iu vështirësohet aksesi në shërbime. Sa larg do ju duhet banorëve të një fshati të udhëtojnë për një dokument, apo për një ankesë? Këto 15 bashki a do vazhdojnë të kenë sportele ose zyra administrative që të paktën të informojnë banorët se si merret një shërbim apo çfarë letrash konkrete iu mungojnë? Sa i shpeshtë do jetë transporti publik që lidh një fshat të izoluar me qendrën e re administrative?
Përgjigjia standarde se shërbimet do të dixhitalizohen nuk funksionon në në këtë rast. Sado t’ia ketë lehtësuar jetën një pjese të konsiderueshme të popullsisë, nuk duhet harruar se shumë nga këto zona nuk kanë të njëjtin akses në internet dhe më e rëndësishmja, banorët e tyre i përkasin një moshe që interneti jua vështirëson jetën shumë më tepër se sa radhët ku mund t’iu duhet të presin disa orë.
Sa për propozimin tjetër, të krijimit të një niveli të ndërmjetëm si “qyteti” që do të merret me koordinimin e shërbimeve, rëndësia e tij varet nëse do të ketë realisht zyra dhe fonde. Përndryshe, rrezikon të jetë një tjetër institucion që mbetet i tillë vetëm në letër. Dhe, siç është kthyer me të drejtë në bindje për shumëkënd, Shqipëria nuk vuan nga të paturit e një shteti difektoz në letër, por nga hendeku që ekziston mes tij dhe qytetarit.
Ndaj edhe protestat e organizuara nga kryetarët e bashkive të prekura, duhen parë me njëfarë skepticizmi. Edhe pse një pjesë e shqetësimeve të tyre mund të jenë të sinqerta, është e vështirë të mos vësh re kohën e këtij zgjimi të beftë për mbrojtjen e demokracisë lokale.
Ku kanë qenë protestat e tyre më parë, teksa bashkive iu merrej çdo formë autoriteti? Ku kanë qenë shqetësimet e tyre kur qytetarëve jetët e të cilëve administrojnë, detyroheshin të anashkalonin bashkinë dhe ta kërkonin zgjidhjen e problemeve në dyert e ministrive, agjencive kombëtare apo edhe më keq, në zyrat e politikanëve me influencë në Tiranë?
Për vite me radhë, bashkitë e Shqipërisë kanë patur një autonomi formale ndërsa janë varur financiarisht dhe politikisht nga qeveria qëndrore dhe kjo nuk ka provokuar ndonjë revoltë kolektive kryebashkiakësh. Jo derisa reforma e propozuar kërcënoi jo vetëm autoritetin e kufizuar të tyre, por edhe zyrat dhe pagat. Shqetësimet e tyre mund të jenë legjitime, por publiku kaçdo të drejtë të pyesë nëse protestat janë për hallin e qytetarëve që humbasin shërbime apo për hallin e zyrtarëve që humbasin poste? Rreziku real është se reforma mund të ndryshojë hartën pa e ndryshuar aspak sistemin, duke krijuar bashki më të mëdha që, teksa mbeten poa q të varura nga Tirana, distancohen edhe më tepër nga njerëzit të cilëve supozohet t’iu shërbejnë.
Unë për vete do ti kisha reduktuar bashkitë e shqipërisë jo më shumë se dhjetë. Logjikoj vetëm nga aspekt ekonomik. Të tjerat se na humbet historia apo dinjiteti janë përalla.
Ore Bjorn spekulimi eshte i pashmangshem, pervece ne shkencat egzakte, e megjithate e ka nje kufi edhe ai. Kur kapercehet, thuhet se spekulon trashe, cka eshte edhe rasti yt ne kete shkrim. Megjithate, nese e beson beson me te vertete kete qe thua, atehere nuk po spekulon, por thjeshte po bie viktime "specialistave socialista" qe kane bere kete projekt. Por kam pershtypjen se jane te dyja, si perhere me ju socialistat: edhe nuk kupton edhe mbeshtet qorrazi regjimin. Sepse nuk ka spekulim me te trashe se te "argumentosh" qe 40 bashki jane me efikase, kurse 100 nuk jane aspak fizibel, meqe lypkerkan nje numer shume te madh punonjesish! Eshte spekulim shume i trashe dhe bajat, por edhe i lige, sepse ka nje logjike (te rrejshme) ne te, apostafat per injorantet e fushes, qe jane edhe shumica e qytetareve. Nuk ia vlen te te argumentoj te kunderten, qe eshte teper e lehte dhe kaq here e sterthene nga te tjere para meje. Por po te sjell dy shembuj: i pari nga Bashkia Tirane e drejtuar nga hajduti Veliaj qe ka punesime rekord; vende pune te shpikura, te sajuara per gazetare e kengetare e lloj lloj palacoje; bile disa nga tre a kater pune njeheresh. Kemi administraten shteterore, me shume se dyfish e fryre se ne kohen e Berishes! Te dy keta hajdute, si ai i bashkise si ky i qeverise, me perqendrim total te pushtetit...e megjithate i kane fryre kaq shume administratat perkatese! Po pse e kane bere ?! Se pari, sepse kjo eshte ne logjiken e ideologjise se majte; kudo socialistet kur vijne ne pushtet fryjne administraten. Se dyti, qe eshte edhe kryesorja, pikerisht per te njejten arsye pse po bejne kete me shkurtimin e numrit te bashkive: per te pasur mundesi me te madhe kontrolli, qe kjo tu jepte mundesine per te vjedhur sa me shume vota, qe me pastaj te plackisin sa me shume Shqiperine... ! Keshtu qe qytetaret duhet te ngrihen e te gjithe njezeri t'i thone Kerrmes Rama: as byythen nuk e fshijme me "draftin" tend!
Ti nuk fshin as bythen me draftin e Rames kurse ai nuk fshin ai bythen me ty
Ne kohen e Lylit Basha Bashkia Tirane kishte 5500th te punesuar Lyli me rroge 5 miljon leke ndersa Veliaj uli numrin e punonjeseve dhe rrogen nga 5 milion ne 2.5milion
Domethënë, Rama fry, e Sala shfry!!! Po se ngrihet tjetri nga Vodica e Beratit (4 km nga Berati) dhe për një pasaportë apo diçka tjetër, shkon në Çorovodë 60 km larg, çi q... tëmën. Po ata nga Tërpani, duhet të kalojnë nga Berati për në Poliçan dhe kur nuk kryhen aty, në Çorovodë. Për këto ke mendim?
Ë po, se harrova, ti bëjmë 140 bashki, një bashki një deputet. Sa deputet ka Tirana si qark, aq bashki të ketë.
Replikë me Skypion ! Ti mor zotëri mund të jesh një ish kooperativist shumë i mirë , ndoshta sot fermer , që llogaritë e tua dhe të bashkëfshatarëve i bën kollaj, po që të thuash që është më mirë 100 bashki për komunitetin se sa 41 , do të thotë që të mos kesh haber nga makro ekonomia dhe financat e shtetit kapitalist. Ka një sentencë në ekonomi ku thuhet ,"analizë konkrete për situata konkrete" . Në situatën aktuale , kur këto pikolo bashki nuk mbulojnë dot shpenzimet e punonjësve të aparatit të bashkisë me të ardhurat e siguruara nga komuniteti , si mund të përballojë nevojat për zhvillimin e qytetit , apo pastrimin të tij. Mundësia financiare aktuale e këtij shteti nuk i përballon dot të gjitha këto shpenzime , prandaj gjykohet bashkimi me bashkitë mëmë , se bashkimi bën fuqinë . Mundohu të ftillohesh pak , me këtë informacion të shkurtër, ndryshe , duhet të marrësh leksione për ekonominë kapitaliste qëtë gjykosh drejt dhe jo me mendjen e Salush kriminelit apo Luçiano boksierit të dështuar .
Sa bashki kishte ne kohen e Xhaxhit? Sot edhe gjysma e tyre eshte teper sepse eshte perghysmuar popullsia gjete 30 vitevevte fundit per shkak te Sali kriminelit qe e shkaterroi, dogji e vrau cdo gje te mire ne ket vend.
Kjo Bjorn Runa qënka bashkëshortja e Toskos Çoqolit ?! U prish dynjaja. Bashkëjetojnë prej 4 vjetësh? Mos o zot si ja bëjnë ...
O injorant , po ç'ke me emrat e të tjerëve, me Romina Kuko, me Çoçolin, që ti nuk di t'ja shkruash as mbiemrin, sepse je gjysëm analfabet . Idiot, që merr nëpër gojë emra që nuk hyjnë fare me temën e diskutimit . Rrotë mulliri .
Shume dakord me ty, astrit. Por ndoshta do te ishte me mire te beheshin 28, si ne kohen e qoftelargut. Megjithese disa nga ish 28 rrethet e asaj kohe pothuajse jane shpopulluar, perseri kjo ndarje do te ishte me kuptimplote ne cdo aspekt, se sa te diskutojme per 60, 45 a 100 bashki, ku do te kemi vetem shtim te administratave vendore, qe nuk do te jene ne gjendje ta mbajne veten me rroga, se nuk kane ku te mbledhin taksa.
Bashkiaket kane Vetem hallin e Tyre Mendojne se do te rizgjidhen perseri. Drafti I Ps eshte praktik,she Gish shume probleme, sidomos ato financiare.
Jane mesuar ti bjen qylit pa ber asgje prandaj protestojne . Edhe 46 bashki jane shume .
Nuk eshte vetem te thuash ftohte e mbi shifra qe nuk sjellin te ardhura e hajt ti shkrijme si bashki; Ne jemi vend i varfer dhe ne vende te tilla qytetet e vogla thjesht mbijetojne qofte edhe duke pasur banore; nese qeverisja qendrore pas 90' do kishin ndjekur politika stimuluese ne cdo rajon te vendit e mos ta kishin perqendruar cdo gje ne boshtin Tirane-Durres sot do ishim ne diskutime te tjera; Qytetet e vogla mbijetojne edhe nga fakti se zyrat shteterore atyre ju japin jete ne njefare menyre, me ate menyren e tyre qofte edhe prania fizike i ben te kene idenditet, i ben banoret te levizin te takohen te kerkojne te pyesin te sqarohen te mendohen me shume te vendosin apo lehtesohen kur mbarojne pune; Sado i vogel 1 qytet po pati bashki, gjendje civile, zyre urbanistike, zyre azhbr, zyre veterineri shteteror, gjykate, prokurori, zyre pensionesh, zyra postare, oshee, ujesjelles, qendra shendetesore, zyra avokatie, noterie, zyre hipoteke, pa llogarit shkollat e kopshtet e gjimnazet etj etj etj shteterore, keto te gjitha i japin jete atij qyteti sado modeste te jene, ne ate menyren e tyre te thjeshte i japin jete; por nqs ua heqim pak e nga pak dhe i detyrojme te shkojne diku tjeter shto ketu edhe varferine njerezia do e braktise ate qytet qe ka historine e tij sado e thjeshte te jete ajo; Do te ishte me e udhes qe nje qytet i vogel me referendum lokal te kerkoje bashkimin me nje bashki te madhe sesa tua imponosh ate.
Jam me ty, por tek ne është bërë një politikë me kah të kundërt, besoj e qëllimshme. Kemi 36 vjet "demokraci " le të themi kemi besoj gjysmën e fshatrave në mos më shumë pa rrugë, kemi mijra emijra hektarë tokë djerrë, si mund të lulëzojmë si popull.
Evern in rich countries government provides financial backing to councils e.g. in the uk councils do receive financial backing from central government, it is one part of their total income. Their funding comes from three main sources: central government grants, local council tax (housing tax), and from taxing businesses.
Arsyetimi per shkurtimin e 15 bashkive me duket I drejte. E padrejte me duket menyra se si behet. Bashkite s'kane pse subvencionohen nga shteti. Po nuk mbajten veten, falinentojne vetvetiu. Boll vodhen e grine dynjane horrat e bashkive.
Arsyetimi per shkurtimin e 15 bashkive me duket I drejte. E padrejte me duket menyra se si behet. Bashkite s'kane pse subvencionohen nga shteti. Po nuk mbajten veten, falinentojne vetvetiu. Boll vodhen e grine dynjane horrat e bashkive.
Te gjitha bashkite, pothuaj pa perjashtim, jane ineficente, jane borxh me shtetin, nuk vjelin dot taksat, debitore me elektrikun e ujsjellsin,ndersa problemet e qytetareve ,si te jene bashki si te jene njesi administrative, po njelloj do te zgjidhen, si bashki si njesi. Keto protestat e identitetit, jane te kryetareve qe edhe pse jane, jane borxhllinj me shtetin.
Kjo nuk është reformë territoriale. Është reformë e centralizimit. Nuk afron shtetin me qytetarin; largon qytetarin nga shteti. Nuk forcon komunitetet; i dobëson ato. Nuk ndalon emigrimin; e ushqen atë. Nuk zhvillon qytetet e vogla; i kthen në periferi administrative që ekzistojnë vetëm në hartë. Reforma territoriale lë më pak bashki, më shumë pushtet në një dorë. Qeveria e quan reformë. Në realitet, duket më shumë si një operacion për të zhdukur bashkitë e vogla dhe për ta përqendruar pushtetin në sa më pak duar. Logjika është e thjeshtë: sa më larg të jetë qytetari nga institucioni, aq më pak bezdis administratën me hallet e tij. Në vend që shërbimet t'i shkojnë qytetarit, qytetari do t'u shkojë shërbimeve. Do të udhëtojë më shumë, do të shpenzojë më shumë dhe do të humbasë më shumë kohë. Në fund, ndoshta do ta falënderojë edhe shtetin që i dha mundësinë të bëjë një ekskursion sa herë i duhet një dokument. Me shkrirjen e bashkive zhduken edhe vende pune, dobësohet ekonomia lokale dhe qytetet e vogla humbasin edhe ato pak institucione që u kishin mbetur. Por kjo nuk duket se shqetëson askënd. Në fund të fundit, kur njerëzit largohen, statistikat e papunësisë mund të duken edhe më mirë. Një pjesë ikën drejt Tiranës, të tjerët drejt Gjermanisë, Italisë apo Anglisë. Edhe shpopullimi, me sa duket, mund të paraqitet si sukses administrativ. Kulmi i ironisë është se jo të gjitha bashkitë trajtohen njësoj. Pusteci, Finiqi dhe Dropulli mbeten të paprekura. Dhe shumë mirë që mbeten. Por pyetja është: pse vetëm ato? Nëse kriteri është largësia apo veçoritë territoriale, atëherë pse nuk vlejnë të njëjtat kritere edhe për bashki të tjera? Përgjigjja duket e qartë. Me minoritetet nuk luhet, sepse pastaj mund të ketë telefonata nga Athina apo Shkupi. E Greqia mund të ta bllokojë rrugën drejt Bashkimit Europian. Me shqiptarët, ndërkohë, është më e lehtë. Ata nuk të bllokojnë integrimin. Ata vetëm ankohen, pastaj ose heshtin, ose ikin jashtë vendit. Politikisht është shumë më komode. Prandaj standardi është i thjeshtë: kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me fqinjët, kujdes maksimal. Kur bëhet fjalë për qytetarët shqiptarë, reforma bëhet pa i pyetur. Shqiptarët nuk ta bllokojnë integrimin. Shqiptarët nuk kanë veto në Bruksel. Shqiptarëve u thuhet se kjo bëhet për të mirën e tyre dhe historia mbyllet aty. Edhe Rinasi duhet t'i bashkohet Tiranës. Sepse Tirana, me sa duket, nuk ka mjaftueshëm territor, mjaftueshëm të ardhura dhe mjaftueshëm ndikim. Duhet edhe aeroporti, edhe zona ekonomike. Çdo gjë duhet të përfundojë në qendër. Sepse centralizimi, kur i ndryshon emrin dhe e quan "modernizim", tingëllon shumë më bukur. Në fund, qytetarëve u thuhet se kjo reformë bëhet për efikasitet. Sigurisht. Po aq "efikase" sa t'i mbyllësh ambulancën një fshati dhe t'i thuash banorëve se tani do të marrin shërbim më cilësor, vetëm se duhet të udhëtojnë edhe një orë më shumë. Sepse për këtë qeveri, qytetari ideal është ai që nuk ankohet, nuk kërkon shërbime, nuk kërkon përfaqësim dhe, nëse është e mundur, as nuk jeton më aty ku ka lindur. Kjo nuk është reformë për t'iu afruar qytetarëve. Është reformë për t'iu afruar pushtetit. Më pak bashki do të thotë më pak qendra vendimmarrjeje, më pak zë për komunitetet lokale dhe më shumë kontroll nga qendra. Ndërsa qytetarit i mbetet vetëm më shumë kilometra për të bërë sa herë t'i duhet një vulë. Në fund del se gjithçka përfundon në të njëjtin vend: paratë, investimet, institucionet, vendimmarrja dhe pushteti. Ndërsa qyteteve të vogla u mbetet vetëm tabela në hyrje dhe kujtimi se dikur kishin një bashki.
Ti " mendimi ndryshe" preke shumë anë të reformës administrative , sipas mendimit tënd, reformë e gabuar . Vetëm një detaj ( atë më kryesorin) , bëre sikur e harove, vartësinë ekonomike nga qeveria . Komuna me pak banorë, që nga taksat nuk arrijnë të paguajnë as rrogat e administratës komunale , si mund të mbijetojnë ? Po shërbimet komunale, rrugë, plehra, ujësjellësa, ndriçimi , mirëmbajtje e të tjera me ç'pare do të mbahen, gjithmonë nga qeveria ? Jo , nuk ke aspak të drejtë, bashkitë duhet të vetadministrohen nga pikëpamja ekonomike .
O njerez pse nuk pyesni njehere: keto bashki pse nuk e mbajne dot veten? E thjeshte: qiviriu i modh u ka kene vetem hapset e kashtes, ca taksa vendore koti. Atehere nga do ti gjenerojne te ardhurat mo??? Kete te zgjidhin se pari, pra cfare fuqie ka pushteti lokal pastaj te dhkrijne e te ngrijne bashkira e katunde pa kriter dhe hesap. Gjate ketyre viteve vetem kemi pare qe cdo gje eshte drejt perqendrimit te skajshem. Pra gjitjcka ne dore te KM. Edhe Enveri nuk kish kaq perqendrim pushteti. Ne kehen e tij nje brigadier ne kooperative kish goxha pushtet. Sot krietaret e bashkive kane me pak pushtet se ai brigadieri. Popullsia shkon drejt pushtetit dhe ndjek zhvillimin ekonomik. Ndaj jane zbrazur provincat. U rrenuan spitalet, shkollat dhe sherbime te tjera, rezultati: njetzit ikin emigrojne per nje jete me te mire, nuk do presin oreksin e KM hajdut te radhes. Edhe 1 bashki te madhe te bejne Shqiperine me ato kompetenca qe i lene, lesht e curres do jene efektive. Poshte dyshja bastarde: Rama-Berisha. U shofshin me fis e fare.
Në kokë të familjes tënde o Gjergj leshi .
Meqë, me bashkpunimin e një tjetër tradhëtari dhe sharlatani të 100 sahabëve, Imerin e Temës, i kishit ndaluar komentet tek intervista propagandistike e Asfalisë, Sillogjeve dhe VorioEpirit, marrë " shkrimtarit" " grek" Christos Armandos Gezos, pjellë e vrimës shqiptare të prostitucionit, urisë dhe mizerjes, po t'a them këtu: Të të vijë turp! Maskara!
O NEXXT , ha mut ha .
Taku o ekspert,qe kur paskan filluar bashkite te shperndajne passaporta? Ne te humburit ktej nga Tirana nuk I marrim ne bashki pasaportat. Nga e nxorre Vodicen o Taku? Gjithe katundaret e Shqiperise jetojne ne Tirane. Pagat e bashkive te vogla paguhen nga taksat e popullit te Tiranes.Ne gjthe boten bashkite qe nuk arrijne te vete financohen shkojne ne falliment.Nuk munde te vazhdoje populli taksapagues i qytetit te mbaje me buke bejleret e fshatit.
Idioti, është një tip i dobishëm për qeveritë. Shikoni Bjornin....ne vend që të thotë përse 60 bashkitë e r(d)eformuara kanë 60% më shumë punonjës sesa kishin kur ishin 360 të tilla,na thotë" informon" se nuk u dalin as rrogat për punonjësit. Normal qe nuk dalin pagat pasi bashkitë punësojnë njerëz per vota e jo për të mirën e përbashkët. Oooooooh Bjorn........ të ka shkuar ndonjeherë mendja qe zona të tëra me 10-20 fshatra të kenë vetem NJË ADMINISTRATOR DHE NJË SEKRETAR/E?! Të tjerët përse duhen?!?! Të ka shkruar ndonjëherë mëndja që VETEM NJË inxhinier- projektues mund të mbulojë 3-4 bashki " të vogla"?! Të ka shkuar ndonjeherë mëndja se zhvillimi dhe projektimi urbanistik mund të mbulohej plotësisht nga ministria përkatese për të paktën 50 vitet e ardhshme?! PA U DASHUR TË PUNËSONIN bashkitë me dhjetëra inxhinier. Të ka shkuar ndonjeherë mendja se përse bashkitë nuk ofrojnë koshat e riciklimit?! Sikur mbetjet ricikluese t'i shisnin siç jane,pa me të voglin përpunim,pra as të shtypura,sa lek do mblidhnin?!?! Të ka shkuar ndonjeherë mendja që kemi NJË punonjës shtetëror për ÇDO NJË individ të moshësh plus18 ?!?! Bjorni....idioti I domosdoshëm i cdo qeverie.
Bashkit malore FushArsi Klosi Prenjsi Poliçani Këlcyra Libohova janë pa popullsi dhe me fare pak prodhime Edhe atë popullë që kanë e kanë në Tiranë ose në qytetet afër bregdetit dhe në beharë venë në fshatë për ndonjë pemë ulliri a vteshtë se qytetet nuk kanë fare zhvillim Bashkitë rurale Patosi Roskoveci Memaliaj Bimali Divjaka Belshi kanë më shumë popullë e buqësi e blektori Domethënë të rrishikohet harta
Ore ti i burgut të Ramës e Berishës , jo të gjitha fjalët shqipe mbarojnë me "ë" në fund . Që me fjalën "burgë" , që shkruhet BURG , jo burgë , plus edhe nja dhjetë fjalë të tjera që i ve "ë"në fund , që të mbështeten e mos rrëzohen . Notën dysh në drejtshkrimin e shqipes .
Ore qe e keni plan ta shpopulloni Shqiperine e pastaj te rrembeni token me "Paketen e Maleve" e ta ktheni vendin ne nje rezort te ne dore te Cetit e Zamirit e kuptojme te gjithe. Po mos e thoni kaq ashiqare qe keto njerezit tani as sherbime bazike nuk meritojne me.
Shqiptaret kane jetuar ne 4 Vilajete, aq duhen efhe bashkite, bashkia e Veriut, shqiprise se mesme, lindjes dhe jugut.Kaq mjafton.Bashkite ne eurole kane nga 2- 5 mil.banore, kurse qytet tona me 5-10 mij banore, 10 lope dhe 50 pula duan te jene bashki, qe kyetaret te marrin rroga dhe bejne ndonje korrupsion
Kjo biçim reforme behet per interesa te politikes dhe jo te mjeraneve qe kane mbetur ne fshat.Shpopullimi qe eshte nxitur nga te gjithe pushtetet 30 e kusur vjet ne kete rast ligjerohet edhe me teper.Nje person i mbetur ne Skenderbej apo Bardhaj ne bashkine Prrenjas pas kesaj do shkoje ne Lb me nje kosto prej te pakten 30 euro(TRANSPORT DHE USHQIM PA PERFSHIRE DITEN E PUNES), ne se mbaron pune ne te kundert shto hotelin dhe diten tjeter etje.Me e keqja eshte se ka nje terr informimi per qytetaret se si do jete organizimi pas kesaj.
Në përgjithësi, reformat politike janë fryt i punës shumë vjeçare të institucioneve të kualifikuar shtetërore dhe jo qeveritare si institute kërkimesh, katedra universitare, institucione statistikash, komitetesh projektimi, fondacionesh ekonomike, ku me kërkesë të qeverisë trajtohen të gjithë variabilet e mundshme politike, ekonomike, strategjike, sociale, të sigurisë dhe nxirren të dhëna shkencore se kush është varianti më efiçent. Shteti dhe reformat nuk janë punë sharlatanësh dhe gjithollogësh podcastesh dhe tallavashë. Por në një vend ku i pari shtetit harxhon kohën që qytetarët ja paguajnë për të bërë punët e shtetit, në podcast dhe tallava, me karagjozë dhe idiotë që i ngjajnë dhe jo nëpër institucione mes ushtarakëve, strategëve, matematikanëve, fizikantëve, ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe docientëve universitarë, nuk është çudi pse në shek e 21 vazhdojmë dhe kemi shtetin më tribal, më ineficent, më mizerabël dhe të dështuar të planetit, të zhytur në mesjetë dhe mizerjen më totale.
Z. Runa , nuk te njoh dhe nuk e di sec moshe ke . E megjithate artikulomi yt deshmon novel ardimor dhe kulturor . Dua te te them se per modelin - epidemi qe " ka pushtuar " keto troje , fill pas 22 Marsit te vitit 2992 , me emrin , tashme shume te njohur , BERISHIZEM , qe , I zhveshir nga petku metaforik , do te thote hajduteri , grabitje dhe plackitje . Vertete ti , dhe Jo vetem , beson se skota e kryetareve eshte e shqetesuar per cenimin e sherbimeve publike ...?! Jane te shqetesuar per parane qe I gjeti pa breke dhe Tani Jane bere me vila , qe pushojnr e shtrine menderen neper pika ekzotime dhe turistike na qofte kismet ! Une , si nje ish mesues , E. Ramen e kame vleresuar me note negative , por kete rradhe , pa asnje medyshje , e vleresoj maksimalisht . Per Berishen , per akrkitektin e ketij modeli saharizues , Kam kete vleresim : Edhe litarin e ka pak .
Z. mesuesi i fillored , edhe pse ke te drejte ne perdorimin e E-se Tek emri " Burg " , apo dhe shqetesimi , ne pergjitjesi , per respektomin e rregullave drejtshkrimore , sikur , ai motivimi I vleresimit , nuk na bind qe je mesues . ( Fillores , respektimin )