"Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës", Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-ve

1 Gusht 2026, 17:55Rajoni TEMA
"Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje BE-së dhe SHBA-ve që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për deklasifikimin e dokumentacionit që lidhet me krimet e luftës në Kosovë.

Deklarata e Kurtit u bë në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut, ku po kryhen gërmime në një vend që dyshohet si varresë masive. Kurti thekson se deklasifikimi i dokumenteve që lidhen me krimet e luftës është e domosdoshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“I bëjmë thirrje edhe një herë ndërkombëtarëve, SHBA-së dhe BE-së, që këto dokumentacione të klasifikuara të deklasifikohen, të zbardhet e vërteta, në mënyrë që familjeve të mbi 1.500 personave të pagjetur t’u jepet fund ankthit dhe dhimbjes dhe të kenë mundësi t’i varrosin me dinjitet më të dashurit e tyre”, tha Kurti. 

4 Komente

  1. K
    Kurti eshte mallkimi i Kosoves

    Serbia duhet te beje publike dosjen e kurtin ne burgun e Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. a
      ahaaa

      Ky agjenti serb vazhdon me i rre kosovart se osht patriot, sa ma shum plaket aq ma shum ngjan me Millosheviqin

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama zgjohu, Kurti po ta tregon gishtin e mesit

        Rama te shpalle Kurtin nongrata, dhe te mbylle kufirin me Kosoven nese sekti i tij na prish qetesine publike. Ndryshe Rama ti ban llogarite mire me shqiptaret e tij ne Shqipni.

        Përgjigjjuni
        1. a
          ai

          Brravo Albin!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje