Në Itali kanë nisur punën për organizimin e Europianit të vitit 2032, ndërsa gara për përzgjedhjen e stadiumeve, ka pasur një surprizë.
Në mesnatë skadoi afati për paraqitjen e kandidaturave pranë Federatës Italiane të Futbollit. Në total, aplikuan 13 qytete, me 16 stadiume të propozuara.
Surpriza lidhet me numrin e stadiumeve, pasi janë paraqitur tre më shumë nga sa ishte parashikuar. Napoli ka dorëzuar dy dokumentacione të ndryshme.
Kandidatura e parë lidhet me stadiumin “Diego Armando Maradona”. Bashkia e Napolit ka miratuar një plan rikonstruksioni me vlerë 200 milionë euro, por pa mbështetjen e presidentit të klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Kandidatura e dytë lidhet me një stadium të ri që presidenti i klubit napolitan synon ta ndërtojë nga e para.
Napoli nuk është i vetmi qytet që ka paraqitur më shumë se një kandidaturë. Roma ka propozuar tre stadiume.
I pari është stadiumi “Olimpico”, i cili do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Kompania “Sport e Salute” ka parashikuar një plan investimi prej 130 milionë eurosh.
Alternativa e dytë është stadiumi i ri që Roma synon të ndërtojë në zonën e Pietralatës, ndërsa e treta është stadiumi “Flaminio”, i cili parashikohet të rikualifikohet.
Ky projekt konsiderohet më i vështirë për t’u realizuar, por nuk përjashtohet mundësia që stadiumi “Flaminio” të përdoret si fushë stërvitore gjatë Europianit. Kjo ide është propozuar edhe nga ministri italian i Sportit, Andrea Abodi.
Qytetet e tjera që kanë paraqitur kandidaturat janë Bari, Bolonja, Kaljari, Firence, Xhenova, Lecce, Milano, Palermo, Salerno, Torino dhe Verona.
Sa i përket Bolonjës, klubi ka paraqitur në bashki projektin për ndërtimin e një stadiumi të ri multifunksional në zonën e panaireve, me një kapacitet prej më shumë se 30 mijë spektatorësh.
Bashkia dhe klubi i Bolonjës i kanë dërguar një kërkesë ministrit të Sportit, Andrea Abodi, për përfshirjen e këtij projekti në planin e ndërhyrjeve që lidhet me kandidaturën e Italisë për organizimin e Kampionatit Europian 2032, i cili do të zhvillohet edhe në Turqi.
Hapi i radhës do të jetë shqyrtimi i kandidaturave dhe përmirësimi i dokumentacionit të paraqitur.
Dokumentacioni do të shqyrtohet në kuadër të një procesi teknik, i cili do të vlerësojë nëse kandidaturat përmbushin standardet infrastrukturore, administrative, financiare dhe organizative të kërkuara për të qenë të përshtatshme për organizimin e kompeticionit.
Në përfundim të procesit, nga 16 stadiumet e propozuara do të përzgjidhen vetëm pesë që do të përfaqësojnë Italinë në organizimin e Kampionatit Europian 2032.
bukur
O Z.MERO , O SHKRUAJINI ITALISHT o SHQIP emrat e qyteteve, dhe JO LECCE dhe XHENOVA.
Ke të drejtë o vëlla, por kështu është kur ke të bësh me "gazetarë" analfabetë.
Vetem ne kete menyre kualifikohet Italia hahaha.shaka
Evropiani 20232 do kete shume stadyme ku fillon ora kuba nena tereza dhe kuba te tjera tranjeri kategiris dyte jane 12 a dhe b 11 1 albetroli tranjeri do jete ernes gjoka tepelena tranjer do jete devi muka vllaznia b tranjer do jete shensori luzi tranjer do jete gerhad progni apollonia tranjer do jete andi lila egall tranjer do jete adrian mema maliqi tranjer do jetealban tafaj veleciku tranjer do jete ilir shulku