Portugalia rrit kontrollet kufitare pas krizës së emigrantëve në Ceuta, kryeministri: Duhet forcuar siguria

1 Gusht 2026, 10:00Bota TEMA
Portugalia rrit kontrollet kufitare pas krizës së emigrantëve

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka njoftuar se qeveria e tij synon të rrisë kontrollet në kufijtë tokësorë dhe detarë, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, pas rritjes së fluksit të emigrantëve në zonën e Ceutës.

Montenegro deklaroi se ekzistojnë arsye për të shtuar praninë e forcave të rendit në zonat kufitare, duke theksuar nevojën për një monitorim më të fortë të lëvizjeve migratore.

Reagimi i qeverisë portugeze vjen pas mbërritjes së rreth 60 mijë emigrantëve në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën veriore, të cilët kaluan ilegalisht kufirin nga Maroku.

Megjithatë, kryeministri portugez tha se nuk e sheh të nevojshme pezullimin e rregullave të zonës Shengen.

“Situata është serioze, por ekzistojnë mekanizma për ta menaxhuar dhe rikthyer kontrollin në mënyrë të koordinuar”, u shpreh Montenegro.

Qeveria e Lisbonës bëri të ditur më herët se forcat portugeze të sigurisë do të bashkëpunojnë me autoritetet spanjolle për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë Chega ka njoftuar se do të paraqesë një propozim për rikthimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Portugalisë dhe Spanjës, një masë që do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në zbatimin e lëvizjes së lirë brenda zonës Shengen.

1 Komente

  1. S
    Sa turp për Myslamënët

    Myslimanët nukë bën shtet as komb kurrë... Maroko shumë afër Evropës ështe njësoj si ne ..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje