Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve në të gjithë vendin për ndotjen akustike, duke theksuar se zhurmat e tepërta nuk mund të cenojnë qetësinë e qytetarëve dhe turistëve.
Ai bëri të ditur se Policia e Shtetit ka nisur monitorime të vazhdueshme në kuadër të sezonit turistik, me synimin për të garantuar një atmosferë të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje dhe vizitor.
Lamallari, ka theksuar se muzika e lëshuar mbi normat e përcaktuara nuk do të tolerohet dhe se çdo shkelje do të ketë pasoja ligjore.
“Në zbatim të udhëzimit të rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmave, Policia e Shtetit po kryen monitorime në të gjithë vendin për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje e vizitorë. Kush lëshon muzikën mbi normat e reja të lejuara, do të përballet me pasojat. “
Sipas udhëzimit, nga ora 20:00 deri në 24:00 niveli i lejuar i matur në mjediset publike është deri në 45 dB.
“Nga ora 20:00 – 24:00 niveli i lejuar i matur në mjediset publike është deri në 45 dB.”-vijon ai.
O LLamarine o legen i pa afte meru me motorat dhe patinat qe ecin sketere ne trotuare ,duhet te rine pleqte e shkrete me koken mbrapa ,pu race muti ,policia inekzistente ne vlore
O ministër, në pothuajse gjithë kafenetë ne Tiranë pihet duhan si gamori dhe tallavaja në kup t'qiellit..
Normale, popull oriental turk
O ministër po hajde në Pogradec ku trotuateret janë zënë totalisht, muzika në kupë të qiellit kurse policia fle, veshët me dyll. Mos bëj deklarata kot kur nuk të pjerdh njeri.