Për herë të parë, vendi ynë miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe angazhimit të vendeve evropiane për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030.
Një sistem shëndetësor modern nuk pret që sëmundja të përparojë. Ai investon në parandalim, forcon survejancën, diagnostikon herët dhe krijon mundësinë që pacienti të trajtohet në kohë.
Shqipëria nis rrugëtimin drejt eliminimit të hepatiteve virale. Ky Plan nuk është thjesht një dokument strategjik. Ai është një angazhim konkret për të zgjeruar testimin dhe diagnostikimin, për të përmirësuar gradualisht aksesin në trajtim dhe për të afruar kujdesin pranë qytetarëve.
Qendrat e specializuara do të mbeten kyçe, ndërsa do të punojmë, hap pas hapi, për forcimin e shërbimeve rajonale, kujdesit parësor dhe kapaciteteve diagnostikuese. Një nga objektivat kryesorë është zgjerimi progresiv i kritereve të trajtimit, në mënyrë që kujdesi të mos kufizohet vetëm te format e avancuara të sëmundjes.
Ky Plan është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë ndërmjet institucioneve shqiptare, ekspertëve kombëtarë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ai përfaqëson një model modern të politikave shëndetësore, të bazuara në prova shkencore, në standardet e OBSH-së dhe në drejtimin strategjik të Evropës për shërbime më të aksesueshme, më të barabarta dhe më pranë qytetarit.
Ky është një proces që fillon sot, por kërkon angazhim afatgjatë, investime, forcim të kapaciteteve dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Hepatitet virale janë ndër shkaqet kryesore të cirrozës dhe kancerit të mëlçisë. Prandaj, lufta kundër infeksionit është njëkohësisht edhe pjesë thelbësore e luftës kundër kancerit, një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Objektivi ynë është i qartë: më pak infeksione të reja, më shumë diagnoza dhe trajtime në kohë, më pak cirrozë, më pak kancer të mëlçisë dhe më shumë jetë të mbrojtura.
Me këtë Plan, Shqipëria nis një rrugëtim të ri drejt eliminimit të hepatiteve virale dhe drejt një sistemi shëndetësor më modern, më evropian, më të barabartë dhe më pranë çdo qytetari.
Ca statistika nuk do ishte keq të na i tregonin. Sa është përqindja e popullsisë e prekur nga kjo sëmundje? Çfarë shume është projektuar për të eliminuar hepatitin e llahtarshëm kronik? Se kështu nga pamja të merr më qafë, po mos na dalë dobiç. Si puna e keçapit..
Për të gjitha qe shkruan artikulli, nëse i ka thënë ministresha, ka të drejtë por zonjës po i them : filloje luftën nga A jo nga Zh, pra rregulloni qw shtëpit, lokalet, shkollat , spitalet ezj etj zëm kenë ujë 24 orr dhe të hiqen depozitat e mbushura me pisllëqe dhe sistemi i ujëkanalizimeve duhrt të jetë i pastruar. Burimi kryesor i virusit të hepatitit A, B etj fillon te sistemi i ujësjellesit. Pranfaj po nuk filloj nga A e duke shkuar te Zh nuk zgjidhni gjr. Kurse ji e filloni ngs zh e zbrisni tek A.
Ska leke ato qe kerkon ti, ga ZH-ja fillon vjedhja.
Ti moj ministre e shendetesise i ke hyp gomarit seprapthi themi ne ne gjuhen e popullit : ajo komentusia me siper ka te drejte kur thote duhet nisur nga A-ja e jo nga ZH-ja ? Ashtu eshte , kryesorja eshte uji i pijeshem ndac ne rjet qe nuk ka per 24 ore por dhe ato shishet plastike qe shiten me uje te vogla e te medha , nuk e dime se a jane bere analizat atje ku mbushen apo sa kohe rine ne diell eshte nje ? -tje per zhvillimin e mikrobit ? E dyta vendi jone sidomos Myzeqeja ka qene kenete , a e di ti si eshte Lufuar MALARJA dhe sa pasoja ka lene tek Hepari edhe tek ky brez ? Pastaj , Hepatiti diagnostikohet kollaj nepermjet provave te Heparit si dhe shenjave klinike ndaj nje kujdesi shendtesor por qe te jene te afte dhe human per sherbimin e dhene? Pse jepni keto tema kur dihen shkaqet vetem duhet ndergjegje nga mjeku Hepatollog per te bere diagnoze te sakte dhe ta parandaloje te mos arij e ne ciroz pastaj ne kancer ka prognoze tjeter ! Ciroza mund te parandalohet fale kujdesi mjek -pacient , nuk jemi sot ne mesejete por ne vitin 2026 , parandalimi eshte bere qe pas clirimit i cirozes nga mjek pathollog te shkeqyer por te afte dhe deshire per te sheruar pacientin , kjo mungon sot dhe kete duhet te luftosh ? Mos na trego perralla me mbret , ato pare menaxhoini mire per pacientet e jo per bla bla bla neper konferenca ?
Po ky plan nuk fillon tani,.. ky plan ka filluar me.shpejt.separi u.vune ne perdorim shiringat njeperdorimshe, u paisen spitalet.me autoklave per sterilizimin e mjeteve kirurgjikale. We ne vitet '70 te gjithe te semuret me hepatit viral jo vetem we isjte detyrim ligjor hospitali,imi por ne banesat e tyre behej dezinfektim dhe mereshin mostra gjaku te te afermeve per depistim. Kryhej kontrolli i perditshem i ujit te pijshem etj. Tani ky plani kombetar mire qe paska filluar po cfare hapi ka hedhur?? Apo ka filluar me riemerime te shefave te pavioneve infektive neper spitale.. Mos na hapni.barkun.me keto pseudoreforma Vazhdoni.genjeni dhe ngopni k/ ministrin me luge te zbrazur..