“Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim” - Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Jam i lumtur pranë familjes, beteja ligjore vijon

1 Gusht 2026, 11:40Kronika TEMA
“Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim” - Ilir

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit për lirimin e tij nga burgu, ndërsa do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Përmes një deklarate të publikuar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj ka kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar se qëndrimi i tij në paraburgim ishte i pajustifikuar.

"Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!

Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.

Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.

Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.

Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

34 Komente

  1. P
    PRoShi

    Nëse Berisha nuk do kish dorë në SPAK Ilir Beqja nuk do burgosje kurrë. Janë gjallë dhe shumë të fortë falangat e Berishës në Spak dhe Gjkl. Do të çmontohen sigurisht një ditë.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ministri i piset

      Beqja i Rames dhe 2 metra edhe hajdut, edhe hajdut edhe i ndershem, here si shejtan budalla here si dawn patronazhist.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tirana

      Ata plehra prokurore e gjykates qe e mbajten ne qeli 25 muaj duhet te mbajne pergjegjsi jo vetem morale por edhe ligjore. Shteti te rikuperoj parate e harxhuara nga taksapaguesit shqiptare per kostot e mbatjes ne qeli, seancat gjyqsore dhe faturat e avokateve. Keto para tu merren nga rroga prokurorve dhe gjykatesve qe e kane rrogen 10 mij euro ne muaj plus dietat, makinat dhe mbrotjen per ta dhe familjet e tyre. Kjo eshte "shperdorim detyre" meqe e kane qejf si akuze e kane marre ne qafe me dhjetra njerez kot me kot. Nuk late media e gazetare pa na treguar per milionat qe na kishte vjedh Beqja. Ku jane keto miliona euro? Asnje qindarke nuk i kane gjet Beqes dhe familjes se vet megjithese kane 30 vjet qe merren me biznes. Menyra si u trajtu ky njeri ishte kriminale, shpresoj te vazhdoj betejen gjer ne Evrope tu nxjerr ujin e zi plehrave.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AT

        Paskan fut sufllaqet ne menu te gzona??

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Ha mutella ti barbar se me duket deri me 2049 kete pune do keni.. do ju ngordh edhe Saliu deri ateher do cirrni bythen me thonj.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Beni

          Bravoo Tirona,tmerrin e burgut aq me keq kur eshte i padrejte duhet ta paguaj edhe provojne prokuror e gjyqtaret gjysmake se pari,qe te mos veprojn si militante partish

          Përgjigjjuni
        3. T
          Teodor

          Arrogant.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tersi

            Kërko dëmshpërblim për cënim dinjiteti! Ju jeni një personalitet i shquar! Unë jam i gatshëm të paguaj për imazhin tuaj!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrofshin hajdutet!

              SPAK duhet ta demshpernlej per ditëve qe ka kaluar padrejtësisht ne paraburgim.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisteve cekic ballit

                Ja "drejtesia" e Ramutit. Bejne ca muaj paraburgim sa per sy e faqe, pastaj pasi i kopsisin punet mire e mire, dalin dhe shijojne miliardat e vjedhura. Pijini lengun o popull Reformes ne Drejtesi plus SPAK-ut. Mjere Shqiperia.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ekonomisti

                  Ke te drejte.Nuk ke lan gja pa vjedhe dhe prokuririja te mbajti ne paraburgim per dy vjet pa ta derguar dosjen ne gjyjate!?Kjo tregon se prokurorija asht e pafte, ose e....,por nuk ka asnje lidhje me ndershmerine e hajduteve,te babezitur!?

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    socialist, jo rilindas

                    Sipas Beqjt, Saliu paska inicuar kete procedim penal ne SPAK. Me kete procedim te zvarritur, dhe me sa duket edhe hetimi duhet te jete kryer nga prokurore ne plot kuptimin HAJVANE, rezulton se SPAK eshte nje strukture e deshtuar, qe vetem di te bej SHOW per hesap te Berishes (me sa duket). Do kisha shume deshire te shikoja Palloshin ne dyert e pjelles se tij (vet mburret per reformen ne drejtesi)

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati pa parti

                      Po sdo mend ata qe punojne e kontribojne per vendin anatemohen diskriminohen apo duan ti denojne si rasti Beqaj qe ringriti sistemin shendetesor nga mizerja ku ishte ne kohen e N Ndokes te Qofte Largut

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Popudhi qe ka celsat e kashtes

                        Burgjet duhet te jene vetem per personat shoqerisht te rrezikshem. Cfare rrezikshmerie ka Ilir Beqaj, kjo eshte te tallesh por edhe te shpenzosh buzhetin e shtetit kot qe sic eshte bere e njohur kostoja e nje te burgosuri shkon afersiht 58 euro per nje 24 oresh. Askush nuk besoj se do jo vetem Beqajn por asnje pushtetar tjeter ne burg, sepse kjo nuk i sherben kurkujt vetem statistikave te SPAKU t e politikes, medemek po luftojme korrupsionin. Nese SPAK dhe politika por edhe nderkombetaret qe monitorojne duan qe korrupsionin ta luftojne seriozisht, atehere keta hadute qeveritare duhen detyruar te kthejne nje me nje parate e vjedhura dhe tu sekuestrohen pasurite e vena nga perfitimet e paligjeshme. Se kush nuk do ti bente 2 vite ne paraburgim e te shpetoje dhjetera milion euro. Prandaj Beqaj thote jam i lumtur, por a do thoshte jam i lumtur po ti ishin konfiskuar pasurite e vena me krorrupsion dhe dhjetera milionet e eurove te perfituara nga sterilizimi ?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]

                          Ilir Beqja ty pa drejtēsisht tē ka fut nē burg Edi Rama se ai e ka ngritur ktē padrejtēsi me guzhunjer e me karocjer. Pra i bie qē ta kērkosh drejtēsin te partia jote mor zotni. Shum urige nē jet. O Gesi mos u bo si baba jot debil se ske shanc kurr nē jet kundra meje un jam inxhinjer MESHATRONIK o bole prandaj mos u lodh kot o derdimen.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sateri

                            Kusur mos ku ler plehrave te Gites e te Zenit qe e kthyen drejtesine ne Gestapo ndaj kundershtareve politik.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

                              Ky hajdut ordiner duhej kalbur ne qeli. Vodhi ilaçet e popullit,, nuk u nginj kurre. Domosdo i biri Hamdiut!! Si i thosh ai Kumandari Madh EH: "Hamut te thome" qeshtu e ke ëmrin. Vetem ay u vinte hakut ketyre pisave. Ah moj Shelqere qe polle Sali, te kishe bere nje kercu do jeshem ngrohur te pakten ne dimer. U shterpezofte ajo miter qe pjell bastarde te tille.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doli Beqja

                                SPAK e liroj pasi mori pjesen e vet nga hajduti. Pra, jo vetme rama, por edhe SPAKit i takon nje pjese e hajnisë. Kështu qe, vjedhin sa te mundeni, por vjedhin shume qe te kete edhe per SPAK, se ndryshe ngeleni ne paraburgim.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  AT

                                  Hajd mos qaj o defićent me patente se ke hyre e ke dale sipas qefit…

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Paturpi

                                    si nuk ka turp pas aq shume sa ka vjedhur! Si te gjithe qe jane jashte, nuk ka faj se krahasohet me Belen. E ka modelin . TURP

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 1
                                      1990

                                      Jepini dhe leket e burgut, Si FULLANI. Shqiptaret kane kaluar shpelarje truri dhe u pelqen te dhunohen e vidhen prandaj do lulezoje qeveria derisa te mbushet vendi me filipineze, qe sic ka thene Rama vete, nuk dine gjuhen e nuk kerkojne as sigurime Media qe i ben jehone dhe mbreon Beqe e Belinda, eshte pasuruar e nuk i behet vone, gjunah se SHQIPERIA ka mbijetuar me gjakun e heronjve, jo te hajduteve qe do vdesin e nuk do ti hane sa kane vjedhur . MOS I GEZOFSHIN

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        A

                                        Fytyra simbol i hajnit te ripjelljes, i lidhur me krye hajnin qe drejton qeverine.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ariu

                                          Beqo shtypi flet , ju megjithe Rame grabitesin, ju keni vjedh fondet , gati 500 000 000 , euro . SPAK qe i uroje dite te pakta , ashte ekip i Rame hajdutit e Berishes se bemave anti popull,qe ne 36 vjet, qe e shkaterruan , shqiperin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sapa

                                            Do marresh edhe shperbllm biles ne kete vend hajdutesh!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Infermieri i siptalir ushtarak

                                              I nderuar z Beqaj ti je burgosur me akuza te bera nga krimineli terrorist Sali hale Berisha e i arrestuar nga Spaku i emeruar po nga familja e Sali Berishesnga baxhella Argita Berisha e sejmeni i familjes me kriminale me vend Altin DUMANI . Prandaj ju duhet te ndiqni rrugen ligjore me patjeter po fillimisht te ngrini padi kundrejt Sali qenit dhe nga zbatuesi i urdherit te Saliut Altin DUMANI dhe duhet me patjeter po keta te dy duhet te te demshperblejne kokerr me kokerr te c'do minute qe ke qendruar ne burg po nga keta te dy . Simbas ketyre qe te arrestuan e mbajten ne burg , ju ne rolin e ministrit te shendetesise duhet ta kishit lene shendetedine me gjendjen qe ta la ish ministri i Saliut doktori i shkencave i madhi , gomari me profesion nallban po i emeruar minister shendetesie kerric gomari Nard NDOKA e per kaq ti meriton nja 10 vite burg .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Turpe, dhe vetem Turpe

                                                sa "Keq" me Vjen per kete Hajdutin...??Si thashe Hajdutin??Eshte pake...e mor Popull shikoni se si po tallen me ne ..keta "Viktimat" qe kane Marre Miljona??? Ropte ku ti keni Drejtesi e dhjere Shqipetare Njerez pa Integritete....te korruptuar ne Palce.... @@Po kush do te Denohet ne Shqiperi??Ndonje Refugjat HALLEXHI...qe nuk ka "Deklaruar" parate qe ka Punuar ne ze ze ne Angli apö Greqi??Ata jane "Kriminelet" e Vertet..jo Politikanet dhe Gjyqetaret e Korruptuar....

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tatjana

                                                  Me vjen mire per z.Beqja pasi eshte folur qe kur u arrestua qe nuk ka bere asgje. Dhe me c’po duket ashtu eshte. Dua ta pyes SPAK e GJkKO a i kishin mbaruar afatet e paraburgimit qe e nxorret nga burgu ? Po pse e mbani prap ne burgun shtepi? Ditet e arrestit te shtepise llogariten 1 dite e plote ndersa arresti me burg 1.dite me 1.5 dite burg, ky eshte ndryshimi. Pra ai vazhdon te beje burg kur ligji nuk e lejon kete gje. Shiheni zoterinj te SPAK e GJKKO se ndoshta e ndreqni dhe kete, ashtu sic dini ju t’i beni gjerat.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 1
                                                    1

                                                    Perceptimi publik eshte se ti zoteri je hajdut.Fale paaftesise se prokuroreve dhe ndoshta nderhyrjeve andergraund te partise mund te dalesh i pafajshem ose per te shpetuar fytyren mund ta denojne me kohen e paraburgimit.Une po te ishja prokuror para se te konkuroja per kete vend nuk do udhehiqesha nga paga po nga profesionalizmi.Do matesha mire qe te lija nje emer te mire e jo te deshtoja ne menyre spektakolare

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Top G

                                                      Suksese ne jete!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. .
                                                        .....

                                                        And thus I clothe my naked villainy with old odd ends stolen forth from holy writ; and seem a saint when most I play the devil.........

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vdeksh ishalla

                                                          Po mo po. Dhe ti i pafajshem. Si ermal beqiri dhe ergys agasi. Si linda karcanaj dhe ti. Pa prona ne opozite, miliarder kur erdhet ne pushtet! Miliardere me pune shteti i thone kesaj Vdeksh ishalla

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Patronazhistët e Temës

                                                            Po plako. Kot të kanë mbajt, ti nuk je hajdut. Ty të kanë lënë të vjedhësh..

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Daku

                                                              Sterilizimi eshte komçesioni me i suksesshem dhe exellent qe eshte bere deri tani ne Shqiperi. E ngriti mjekesine ne nivel evropian. Te tjerat jane pallavra

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Malua

                                                                Ku dime gje ne ca behet?!Po te bazohesh te fjalet e burgosurve te gjithe ate formule kane,”jam i pafajshem”.Nejse,ti ja hodhe me duket,bej qejf,keshtu e ka jeta ne Shqiperi!

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje