Fond për eficiencën e energjisë: Financim i dedikuar për rinovimin e banesave të familjeve në varfëri energjetike

1 Gusht 2026, 12:10Ekonomia TEMA
Fond për eficiencën e energjisë: Financim i dedikuar për

Krijimi i një mekanizmi të dedikuar financimi për përmirësimin e eficiencës së energjisë në banesat e familjeve që jetojnë në varfëri energjetike. Masa parashikohet në Planin Kombëtar të Veprimit për Varfërinë Energjetike 2026–2030, i cili synon të zhvendosë fokusin nga mbështetja vetëm për pagesën e faturave të energjisë drejt investimeve që ulin konsumin dhe kostot në afatgjatë.


Sipas dokumentit, do të krijohet Fondi Kombëtar i Eficiencës së Energjisë, i cili do të mbështesë financiarisht familjet e identifikuara si në varfëri energjetike. Financimi synon të mbulojë ndërhyrje për përmirësimin e performancës energjetike të banesave, duke përfshirë izolimin termik të mureve dhe çative, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, modernizimin e sistemeve të ngrohjes, si edhe masa të tjera që reduktojnë humbjet e energjisë.

Plani parashikon gjithashtu mbështetje për zëvendësimin e pajisjeve të vjetra me konsum të lartë energjie me pajisje më efikase, si dhe nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në banesa, kur këto janë teknikisht dhe ekonomikisht të përshtatshme. Krahas investimeve, familjet do të përfitojnë edhe këshillim dhe asistencë për mënyrat e kursimit të energjisë.

Prioritet në përfitimin e mbështetjes do të kenë familjet e identifikuara në Regjistrin Kombëtar të Varfërisë Energjetike, ndërsa masat do të koordinohen me Planin Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave dhe programet ekzistuese të eficiencës së energjisë.

2 Komente

  1. k
    koment

    një inisiativë shumë pozitive bravo qeverrisë duket që është në rrugën Europiane....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionistico qe si dalin paret per Ilace

      Po pensionistet me pension minimal hyjne ketu ne kete mbeshtetje ? Eshte Gratis apo e paguan ne forem Kredie ? Nevojtare ka plot per ato qe thuhen ne shkrim , sidomos pallatet e vjetra ? Kesaj i thon : Qejfi na i ka po bytha sna i mban ? Te shohim ca perfiton kjo shtrese fukarenjesh !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje