Lajmi për hapjen e mundshme të një Konsullate të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës dhe i një konsullate serbe në Shkodër, riktheu edhe një herë retorikën e zakonshme të "patriotizmit" shqiptar. Diskutimi u zhvendos menjëherë nga analiza e interesit kombëtar te akuzat për tradhti, shitje të interesave të vendit dhe afrimitet me Serbinë.
Hapja e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës dhe e një serbe në Shkodër nuk janë dy zhvillime të së njëjtës natyrë. Një konsullatë shqiptare në Preshevë do të ishte shumë më tepër se një zyrë konsullore. Ajo do të përfaqësonte një pikë referimi institucional për një komunitet autokton shqiptar, duke forcuar lidhjet e tij me shtetin shqiptar dhe duke ofruar mbështetje konsullore, kulturore e kombëtare. Ndërkaq, një konsullatë serbe në Shkodër nuk do të ndryshonte në thelb asgjë në jetën politike apo shoqërore të qytetit. Ajo do të ishte thjesht një përfaqësi konsullore e një shteti fqinj, siç ka ekzistuar edhe më parë. Historia dëshmon se një prani e tillë nuk e cenoi identitetin shqiptar as në periudha shumë më të vështira se kjo që jetojmë sot.
Për ta kuptuar këtë debat duhet t'i kthehemi historisë.
Për më shumë se një shekull, Shkodra ka qenë qendra më e rëndësishme konsullore në hapësirën shqiptare. Për shkak të pozitës së saj strategjike, aty ishin vendosur konsullatat e Austro-Hungarisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, Malit të Zi, madje edhe Serbisë.
Mbretëria e Serbisë e hapi konsullatën e saj në Shkodër qysh në fund të shekullit XIX, si pjesë e rrjetit të përfaqësive të saj në Ballkanin osman. Kësisoj, prania e një konsullate serbe në Shkodër nuk përbën ndonjë risi historike.
Pas konsolidimit të shtetit shqiptar, në vitet 1922–1923, kur Shqipëria hapi legatat e saj të para në kryeqytetet evropiane, ndër to edhe Legatën në Beograd, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve hapi Legatën e saj në Tiranë. Megjithatë, Legata në Tiranë nuk e zëvendësoi Konsullatën në Shkodër. Përkundrazi, ajo vazhdoi të funksiononte si pjesë e të njëjtit rrjet diplomatik. Vetëm pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitin 1948 kjo traditë konsullore mori fund.
Në këtë këndvështrim historik, hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk përbën një precedent, por rikthen një formë përfaqësimi diplomatik që ka ekzistuar edhe më parë, natyrisht në një realitet krejtësisht tjetër politik. Nga ana tjetër, hapja e një konsullate shqiptare në Preshevë nuk mund të shihet si një rast simetrik. Ajo do t'i shërbente një komuniteti autokton shqiptar, ndërsa një konsullatë serbe në Shkodër do të ishte pjesë e marrëdhënieve të zakonshme konsullore ndërmjet dy shteteve.
Por atëherë, pse gjithë kjo zhurmë? Pse çdo përpjekje për të normalizuar një marrëdhënie diplomatike me Serbinë shoqërohet menjëherë me akuza për tradhti kombëtare?
Përgjigjja nuk gjendet vetëm te politika e ditës. Ajo lidhet edhe me mënyrën se si, prej më shumë se tri dekadash, është interpretuar historia e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Historiografia jugosllave e pasluftës nuk u ndërtua mbi trillime, por mbi fakte reale të interpretuara në funksion të legjitimimit të projektit federal jugosllav. Ajo e absolutizoi ndikimin jugosllav mbi lëvizjen komuniste shqiptare, duke e paraqitur PKSH-në si krijesë të Beogradit, LANÇ-in si një degë të frontit jugosllav dhe Shqipërinë si një shtet pa autonomi politike. Njëkohësisht, ajo synonte të dobësonte kohezionin kombëtar shqiptar, duke zhvendosur përgjegjësinë për fatin e Kosovës nga politika jugosllave te vetë shqiptarët.
Një pjesë e historiografisë shqiptare përvetësoi pa analizë të mjaftueshme kritike disa prej këtyre tezave. Në përpjekje për të delegjitimuar LANÇ-in dhe për të rehabilituar një pjesë të forcave nacionaliste që bashkëpunuan me pushtuesit, ndikimi real jugosllav mbi lëvizjen komuniste shqiptare u shndërrua shpesh në çelësin kryesor të interpretimit të Luftës Nacionalçlirimtare. Kështu u krijua një paradigmë interpretimi që vazhdon të ndikojë edhe sot debatin politik shqiptar, ku jo rrallë e majta paraqitet si vazhdimësi historike e lidhjeve me Beogradin dhe çdo marrëdhënie me Serbinë si dëshmi e kësaj trashëgimie.
Fatkeqësisht, ndikimi i kësaj qasjeje nuk mbetet vetëm akademik. Ai ndihet edhe sot, duke prodhuar përçarje ndërmjet shqiptarëve dhe duke e zhvendosur debatin nga analiza historike drejt polemikës ideologjike. Historia u shndërrua kështu në një armë të luftës politike. Mënyra më e lehtë për të sulmuar kundërshtarin nuk ishte më debati mbi programet apo vendimet e tij, por etiketimi si "njeri i Beogradit". Kësaj akuze nuk i ka shpëtuar pothuajse asnjë drejtues i shtetit shqiptar gjatë një shekulli: Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha dhe sot Edi Rama. Ndryshojnë epokat, ndryshojnë rrethanat, por akuza mbetet e njëjtë.
Kështu, nga jugosllavizimi i historisë kemi kaluar në serbizimin e debatit politik shqiptar. Në vend që të diskutohej për përmbajtjen e marrëveshjes, për interesat që ajo i shërben Shqipërisë apo për përfitimet që mund të sjellë hapja e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, debati u reduktua në identifikimin e "tradhtarit". Kryeministri Rama u akuzua se po i shërbente Serbisë dhe se po shiste interesat kombëtare, ndërkohë që objekti kryesor i marrëveshjes është pikërisht zgjerimi i pranisë institucionale të Shqipërisë në një nga hapësirat më të ndjeshme të kombit shqiptar. Në këtë mënyrë, një masë që objektivisht mund t'i shërbejë interesit kombëtar rrezikon të zhbëhet vetëm sepse është propozuar nga kundërshtari politik.
Megjithatë, përtej retorikës, mbetet një pyetje që meriton një përgjigje të ftohtë: a dëmtohet Shqipëria nga hapja e një konsullate serbe në Shkodër? Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përgjigjja është jo. Marrëdhëniet konsullore vendosen vetëm me pëlqimin e ndërsjellë të dy shteteve dhe Konventa e Vjenës nuk njeh një reciprocitet mekanik, sipas të cilit çdo konsullatë duhet të "balancohet" me një tjetër në të njëjtin qytet apo në të njëjtat kushte. Reciprociteti në diplomaci nënkupton barazi juridike dhe marrëveshje të ndërsjellë, jo simetri gjeografike. Po ashtu, nuk ka dëm as në drejtim të interesave kombëtare. Shkodra nuk është më e rrezikuar qysh më 1913, kur shqiptarët e mbrojtën me gjak.
Nga ana tjetër, a do ta pranonte ndonjëherë Serbia hapjen e një Konsullate të Shqipërisë në Luginën e Preshevës pa marrë asgjë në këmbim? Diplomacia nuk funksionon mbi dëshirat tona, por mbi interesat dhe kompromiset. Prandaj pyetja e vërtetë nuk është se çfarë fitoi Serbia, por çfarë fitoi Shqipëria. Nëse përgjigjja është se Shqipëria më në fund siguroi një prani të përhershme institucionale në Luginën e Preshevës, atëherë bilanci vështirë se mund të konsiderohet i pafavorshëm për interesin shqiptar.
Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se Shqipëria duhet të ulë vigjilencën ndaj politikës së Beogradit. Serbia vazhdon të mos njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria duhet të forcojë instrumentet e saj diplomatike aty ku ka interes kombëtar, jo t'i refuzojë ato për shkak të emocioneve apo luftës së brendshme politike. Një konsullatë nuk është fortesë ushtarake, nuk ndryshon kufijtë dhe nuk krijon të drejta territoriale. Ajo ushtron funksione të përcaktuara qartë nga e drejta ndërkombëtare dhe vepron vetëm me pëlqimin e shtetit pritës.
Ndoshta ky është edhe mësimi më i rëndësishëm që duhet të nxjerrim nga ky debat. Paradigma e ndërtuar nga historiografia jugosllave, e përforcuar nga kujtesa historike e politikave represive dhe e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve, ka prodhuar një refleks politik e shoqëror, sipas të cilit çdo marrëdhënie me Serbinë interpretohet automatikisht si tradhti. Kësisoj, kemi kaluar nga jugosllavizimi i historisë në serbizimin e debatit politik. Paradoksi është se projekti politik që e lindi atë historiografi nuk ekziston më, por narrativa e saj vazhdon të jetojë. Dhe vazhdon të ketë sukses, sepse edhe sot prodhon të njëjtin rezultat: i përçan shqiptarët dhe e zhvendos debatin nga përgjegjësitë historike të politikës serbe drejt konfliktit ndërmjet vetë shqiptarëve.
Prandaj pyetja e vërtetë nuk është se çfarë fitoi Serbia, por çfarë fitoi Shqipëria! Mos e kqyr pazarllakun, po kqyre kallabllakun!
Jugosllavizimi I historise, te pakten nga historian et shqiptare, nuk eshte e kohes se Enverit. Eshte product jugosllav Ne mbeshtetjen edhe nga platforma politike te shteteve europiane, te cilat e injoronin deri ne mohim ekzistencen e kombit shqiptar dhe te shtetit shqiptar te pergjysmuar pas vendimeve te Tyre ne 1913.Keto Jane shtytesit dhe nxites it e shovenizmin serbo madh dhe grekomadh. Thelb I I ketyre qendrim eve eshte ne platformen engleze te konfederates ballkanike, te ciles I beri hyzmet in edhe JBTito sa ishte ne fuqi, sa u zgjodh kryetari I PKJ ne vitin 1936.Arsyeja,sepse Tito ishte I rekrutuar nga zbulimit englez qe ne vitin 1935.(lexo:-Gribanov,"banda tito, rme n duat lfnxitesve anglo-amerikane" botim rusisht Ne vitin 1951)Ne kete drejtimi abuzoi edhe me marrjen nga Byroja informative e detyres qe me pare e kishte Gjergj dimitrovi, per te ndihmuar dhe organizuar levizjen komuniste Ne Balkan. Komunistet shqiptare iu drejtuar PKJ jo per tu vene ve sherbim te Titos, por per shkak te detyres qe kishte marre. Qe pas formimit te PKSh, keni letra q Enveri I dergonte qarkoreve te Partise komuniste, ku terhiqet vemendjen per nje kujdes ndaj keshilltareve jugosllave qe perpiqeshin te rekrutonin drejtues te PKSh dhe te luftes antifashiste. NJ historian duhet TE kete guximin ti referohet edhe Stalinit, edhe Enverit ne veprat tyre, per te nxjerre konklzione te drejtat dhe per faktet e ngjarjet historike, edhe per zhvillim et politike me KARakter kombetar. Se ka qene dikur konsullata ne shkoder, motivuar nga politik shoveniste antishqiptare e Europe's dhe Jugosllavise, NUK do te thote se eshte domosdoshmeri sot, kur dihet qe te deklaruar me kombesi serbe Jane gjithsej 50 veta. Atehere, perse u Dashka nje konsullata e tille? Kollaj u Tha dhe u ngrit konsullata greke ne gjirokaster. Po ne Cameri u ngrit nje konsullata e tille? Jo. Perse atehere happen keto rruge? Konsullata serbe e greke ka edhe ne Tirane dhe e kryeje shume mire detyren e tyre. Pse duhen lejuar keto leshim?
E megjithe ate ajo konsullate o Marenglen nuk duhet hapur as sot as kurre perderi sa nuk ka serbe nuk njihet Kosova por dhe per te kaluare e hidhur qe e kane vuajtur ne kurrize dhe me jete brezat e kaluar te kesaj zone dhe jo vetem etj etj
Pa hapjen e asaj konsullate në Shkoder nuk do të hapej edhe jona atje. Janë shkëmbime më jep të jap. Rëndësi ka kush përfiton nga këto konsullata. Dhe faktori shqiptar është dominant atje dhe ka për të përfituar vërtet shumë.
Labeat , lexoje dhe rilexoje shkrimin e Marenglenit , se ai e ka zberthyer dhe argumentuar shume gjate . Mos ngul kembe kot , kur nuk, ke kapacitet as per te kuptuar ato qe te thuhen , pa lere pastaj te japesh mend , se vetem prish pune , ndaj eshte me mire te heshtesh ne keto raste !
Ata qe e shemben facebookun duke aluzuar qeverine Shqiptare sjane gje tjeter vetem ushtaret e Albin Kurtit e Sali Berishes qe diten bajne si patrijote naten bajne punen e Serbit.Ti mariglen pyet per historine por ky grup njerzish jo vetem qe nuk njohin çfare eshte historija por kta nuk dhe çfare eshte nje konsullate.Kta i shkojne mbrapa Albinit e Saliut sepse jane me mangsi te madhe intelekti.
Po kush e jugosllavizoje Shqiperine , mor pis enverist ?! Po komunistet e djeshem dhe ara te sotmit o fytyre e shtrember komunisti , ata Jane autoret e ketyre poshtersive . Historian , demek , KY purthaci komunist !
Ti skandalozi i mësipërm , mos e quaj veten Natasha Rostova , personazhes më të bukur e më të famshme , të ndërtuar me pathos e dashuri nga Leon Tolstoi , më i madhi shkrimtar i të gjitha kohërave , tek epopea e tij Lufta e Paqa , një kryevepër e pa arritshme . Hiqe atë pseudonim, se është turp .
Natasha , ke nevoje urgjente per mjek psikiater , po e nenvleftesove do te jete vone !
Une nuk e kuptoj sesi ky drejton nje departament te rendesishen ne ASH! Ja budallalleqet qe thote. - Budallalleku i pare thote: perfaqesia konsullore serbe ne shkoder, nuk ka gje te keqe, thjeshte do te ishte nje parfaqesi e nje shteti fqinj, sic ka ekzituar edhe me pare! Nga, ku dhe si jemi fqinje me Serbine, o rrot akademiku?! - Budallalleku i dyte thote: Serbia ka pasur konsullate edhe ne shekullin e XIX... po ka pasur , por Shkodra konsiderohej territor osman, ndaj te cilit Serbia kishte pretendimet e njohura, or cop profesori! - Budallalleku i trete thote: qe konsullata (ketu ben nje si dredhi katundari dinak) vazhdoi edhe ne vitet 1920-1923... po, por ishte konsullate e shtetit Jugosllav, or mender historian! - Budallalleku i katert thote: ate qe kane thene perhere historianet staliniste shqiptare, per gjoja mitin e ndikimit Jugosllav ne levizjen komuniste shqiptare dhe LANC-in. Nuk eshte mit, nuk eshte as thjeshte ndikim. Dihet boterisht qe PKSH-ja u themelua me inisiativen dhe nen drejtimin e dy emisareve sebo-malazeze te Kominternit; dhe se pergjate gjithe kohese se luftes, kishte nje prani te perhershme te tyre ne shtabin e ushtrise partizane ku vendimet me te rendesishme i merrnin po ata. Keto jane fakte te sterprovuara nga qindra dokumente. - Budallalleku i peste thote: per te mirat qe do na gezuakan shqiptaret e Lugines nga konsullata e Edi RAmes.... e Edi RAmes, Pashiqit shqiptar, qe nuk ka lene gje pa bere kunder Kosoves keto 13 vite ne pushtet! Ik mer imbecil, akademik byytha jote!
Skypion , o pacavure e Saliut. Keto ti ka shpjeguar vete ai Salih kamunisti qe hodhi teseren e partise dhe u be demonkrat apo ti ka thene Kaloshja, Dashnori i sat'eme????? E mos ngelte rob pa ua shkerdhy rracen mer muter qe akoma mbas 35 vitesh nuk u ngopet qe nuk u ngopet duke ngrene mut.
Me sa të kemi njohur ty Skypion , që komenton prej vitesh në këtë gazetë dhe historianin Marenglen Kasmi , që shkruan herë pas here , një gje kemi kuptuar , që Marengleni bën nga një Skypion çdo mëngjez aty ku shkon mbreti më këmbë ( në hale) .
SKYPION = GJARPER
https://www.panorama.com.al/deputetja-marjana-koceku-kritikon-qeverine-te-dielen-protestohet-ne-shkoder-kunder-hapjes-se-konsullates-serbe-ne-kosove-ende-po-gjenden-varre-masive-po-harrohet-realiteti-i-nje-populli-te-masakrua/#gsc.tab=0
Kombi shqiptar ka dy shtete ne ballkan, Shqiperine dhe Kosoven. Qe te shkosh ne Luginen e Presheves rruga me e shkurter eshte kosova. Presheve eshte vazhdimi territorial i Kosoves por edhe lidhjet gjuhesore dhe fisnore jane shume me te medha ose qindrahere me te medha se me Shqiperine. Po pse atehere duhet qe Kosova te perjashtohet dhe Shqiperia te kete Konsullate atje? Eshte e qarte se ky eshte nje plan i Serbise per te treguar se nuk ka shtet kosovar por shqiptaret kane vetem nje shtet ne ballkan dhe ky eshte Shqiperia. Shqiperia mund te kishte edhe ajo konsullate ne Lugine por vetem nese pranohej edhe ajo e kosoves, prandaj ketu qendron tradhetia kombetare .
E rëndësishmr është që ka konsullatë shqiptare. Lërini xhelozitë fshatareske dhe etiketimet me tradhëtira si në filmat me ballistë
Sepse ti z. Patriot je nje cope injorant qe ke mesuar vetem alfabetin dhe kujton se nuk ke nevoje te mesosh me shume . Ti nuk di se kush quhet shtet , cfar eshte ambasada , cfar eshte konsullata dhe . . . . cfar je ti koke pa tru , bile edhe patriot , qe kerkon te japesh mend ! Ule sqepin dhe lexo ndonje liber , se per shkolle te ka marre lumi me kohe .
Kulmi i injorances dhe budallallekut duket tek komenti i `Patriotit`! Sa te drejte ka pasur Ajnshtajni kur thoshte qe :. . hapesira kozmike dhe budalalleku njerezor nuk kane fund , megjithse per kete te paren nuk jam fort i sigurte !
Kur perzihet dhe ne politike ky tipi, e heq levozhgen fare, fillon lepirjen ndaj Rames ne forma nga me te ndryshmet
Ky tipi eshte prostitute, ca te beje i shkreti
Jo vetëm dikur por edhe tani çdo ditë në portalet e shtypin serb shprehen haptas pretendimet se Shkodra është serbe,qajnë për Kalanë e Shkodres,qajnë për gjakun e derdhur për Shkodrën përmendin se aty kanë shumë serb të pa deklaruar akoma edhepse nja 50 veç Jan deklaruar.Në Vrrakë e kanë edhe restaurantin ku po i bëjnë dasmat serbo-shqiptare meqenëse jo veq me qindra vajza nga Shkodra janë martuar në Serbi i kanë përmirësuar shkollat e mbylla kaher meqenëse kanë lindur tre e më shumë serb të vegjël.Pra Rama të gjitha këto do i bënë realitet,do e fut Shkodrën në rrethin serb.
Nuk kemi dëgjuar kurrë ndonjëherë , që sërbët të pretendojnë se "Shkodra është jona" , kurrën e kurrës , prandaj ti Mazllëm , Mahamut , Abdylaqim e Sherefedin ( Sotiraq është emër kristian, ti je koqevar turk) mos na çaj carin si shumë në gazetat tona , shkruaj në gazetat koqevare . .
Artikull I shkruajtur qarte dhe sakte.
Pse nuk thotë qeveria shqiptare dhe suflerët e saj, se çfarë i duhet Serbisë një konsullatë në Shkodër? Serbët befas u bënë kaq budallenj që të përdoren nga një qeveri palloshe e një shteti që kanë një shekull që mbajnë nën thundër? Në këmbim të një institucioni shtetëror shqiptar në mes të shqiptarëve etnikë të Serbisë, serbët kanë marrë një ndërtesë në mes të shkretëtirës? Drita që rrezaton Palloshi i verboi? Ajo konsullatë serbe në veri të Shqipërisë është një thikë në kurrizin e Kosovës dhe Edi Rama e di shumë mirë se çfarë ka bërë. Konsullata serbe është institucioni që i duhet Ramës dhe Berishës , për të kordinuar veprimet në terren me Serbinë , kundër shtetit të Kosovës . Duke dëshmuar që shteti shqiptar nuk është vëlla i shtetit kosovar, por vend fqinj që kontrollin e Kosovës e bën përmes një marrëveshje bilaterale me Serbinë, ku komandon kjo e fundit.
Idea eshte per reformat ekonomike qe ndermori Tito, per revizionimin e ekonomise ne vitet 60- 80. Pra qe Jugosllavia te kishte nje ekonomi jo kapitaliste dhe jo komuniste quhen revizioniste. Kjo si rezultat i historise se Jugosllavise. Pra cfare ofroi Tito, fillimisht hyrjet daljet me boten e jashtme u lehtesuan, te gjithe te shikonin dhe te shijonin perendimin,si nhe lloj Shengen komunist qe te nxit per nhe qasje me boten e zhvilluar. Gradualisht, nga kjo qasje filloi industria e ndertimit, dmth nga nhe shtepi u ofruan 2 ose 3 shtepi ne bregdet, ne male si shtepi per pishime. Hapi tjeter ishte reforma financiare, u falen kredite per shtepi dhe te gjithe dolen " te limtur dhe te kenaqur nga revizionizmi" .Kjo eshte panorama qe publikohet. Le te shohim ate qe nuk publikohet.. Ajo qe nuk publikohet eshte se Franca asnjehere nuk e kuptoi ndryshimin dhe vendodhjen midis Ruandes dhe Kosoves!!!
Edhe Greqia ka patur konsullate ne Shkoder ne fillim te viteve 1900, madje ishte i punesuar atje edhe voskopojari, me familjen migruar ne Durres, Miltiadh Petro Terka...shiko shkrimin te gazeta Telegraf.
Unë nuk kam frikë nga Serbia. E di që janë armiq njësoj si grekët. Dhe çdo lloj raporti do t'a ndërtojnë për të na shkërdhyer. Unë kam frikë nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Nga prostitutat që kemi në krye. Nga këta sharlatanë 100 sahanësh të shkërdhyer me lloj lloj qeni antishqiptar. Me këta injorantë që ndërrojnë një mijë kisha dhe xhaketa. Si mund të jesh i qetë kur ke të shitur, prostituta, sharlatanë, kërma, krimba në krye të shtetit tënd? E Ke dëgjuar Edi Ramën kur në 1990 nga maja e privilegjeve të regjimit komunist, vajti në Greqi tek kushurinjtë voriepiriotë? Vajti gjë tek varret dhe qytetet e djegura të çamëve?! Apo Shkrëdheni i kuq vrapoi nëpër vrimat e kishës greke dhe Asfalisë? Çfarë ka thënë vetë? Të kujtohet o historian? E solli brenda 24 orëve Asfalia të rrëmbente PDnë, por UDB-A ishte treguar më e shpejtë. Në fund e gjetën anën dhe ja futën një tjetër sharlatani të shitur ti rrëmbente PSnë, anëtar i së cilës Edvini u bë vetëm ditën që e morì peng. Po gjatë luftës së Kosovës, Edvin patrioti bashkë me lexhendën që ka baba Shkërdhita milionere, a morën dhe strehuan një kosovar të vetëm?
Dolli ky Kasmi ose me mire ketij i shkon kazma me prejadhje nga familje spiune e sigurimit te shtetit , ky megjithse ka studiuar dhe ne Gjermani eshte sic ka emerin Mar - Eng - Len. Brezi i trazicionit por i tredhur o faqezi si ske turp i ben gojore historiane te Enverit si Pasgomari Milo , apo dhenderit te Enver Hoxhes Pellumb Xhufit. Tu shofte fare more rrace muti , spiuni rrace e tredhur dhe zerin e ke si shume pederast...! Turpi te mbulofte o faqezi ose me mire o faqe bythe . Helbete Krutone pa din e imom.!
Dolli ky Kasmi ose me mire ketij i shkon kazma me prejadhje nga familje spiune e sigurimit te shtetit , ky megjithse ka studiuar dhe ne Gjermani eshte sic ka emerin Mar - Eng - Len. Brezi i trazicionit por i tredhur o faqezi si ske turp i ben gojore historiane te Enverit si Pasgomari Milo , apo dhenderit te Enver Hoxhes Pellumb Xhufit. Tu shofte fare more rrace muti , spiuni rrace e tredhur dhe zerin e ke si shume pederast...! Turpi te mbulofte o faqezi ose me mire o faqe bythe . Helbete Krutone pa din e imom.!
Po, ke të drejtë, dukesh që je tirons denbabaden, që nga mënyra si shkruan e fjalët e pista që zgjedh . Po ku ka në Shqipëri njerëz më injorantë e më të prapambetur se tironsit e vjetër . Tiranën e bënë korçarët, shkodranët, vlonjatët, gjirokastritët e të tjerë, se po të kishit mbetur vetëm ju denbabadenët , Tirana do të ishte si Peqini , një Turqi e vogël .
Dolli ky Kasmi ose me mire ketij i shkon kazma me prejadhje nga familje spiune e sigurimit te shtetit , ky megjithse ka studiuar dhe ne Gjermani eshte sic ka emerin Mar - Eng - Len. Brezi i trazicionit por i tredhur o faqezi si ske turp i ben gojore historiane te Enverit si Pasgomari Milo , apo dhenderit te Enver Hoxhes Pellumb Xhufit. Tu shofte fare more rrace muti , spiuni rrace e tredhur dhe zerin e ke si shume pederast...! Turpi te mbulofte o faqezi ose me mire o faqe bythe . Helbete Krutone pa din e imom.!
Marenglen lërja dipllomatëve dipllomacinë ti meru me enverizmin tënd ordiner.
Po ku ke tru ti o Astrit të diskutosh me Marenglenin, ti je thjesht dru me pre .
Bravo , " Epoka e esadisteve " !!!
Ja ku ke Labërinë që votuan një motërqir pabuks të shitur tek greku. Shqiptar është, jo grek. Nuk na greqizuan, na përdorën për atë që jemi, kërma gjakprishura. Pse të duket çudi që për 20 vjet Shkodra të votojë një Bejler serbësh? A nuk kanë 35 vjet që shkodranët votojnë esadistin dhe motërqirin tropojan më të ndyrë të historisë politike shqiptare?
Mire e thua ...por e shoh me shume si cinizen politike i kosoves ndaj shqiperise, Albini si gjithollog i veteshpallur ,e percepton si humbje influence dhe votash dhe jo si strategji avancimi te popullates shqiptare atje. I ka perdorur dhe vazhdon ti perdori shqipetaret e lugines vetem ne konceptin e shtrirjes se egos personale mbi ta , fakti eshte qe ka mbi 6 vite ne pushtet dhe nuk ka arritut asnje gje per te drejtat e tyre ,vetem i ka perdorur per retorike dhe propagand politike e konsum te brendshem ditor , cinizmi i tij shkon per tej arsyjes dhe logjikes se shendosh, e quan si nderhyrje ne punet e brenshme te shqiperise ne punet e brenshme te shtetit te kosoves, nuk e thote hapur por terthorazi e citon ,ku ne menyre vullgare ,e ku ne menyre cinike, nepermjet gaztoreve dhe ithtaret e tij ne viset shqip folese. Pas miratimit ne senatin e U S A per hetim per ceshtjen e shqiptareve te lugines , shteti shqipetar po levis guret ne kordinim...fatkeqesisht shteti dhe politika e kosoves kane dale jashte loje ... Gjerat po levizin, jo siç kane pritshmerite njerzit e zakonshem ,por gjeopolitika eshte projeksion i te pamundshmes ne kufinjte e mundshmes...
Nga nje popull qe ka 800 xhamia te kultures beduine arabe te Muhamed arapit ne territorin e tij...nuk mund te presesh nga ky popull....llogjike...por injorance.....
"Historiani" karrierist pa shtylle kurrizore M. Kasmi: "Historia dëshmon se një prani e tillë nuk e cenoi identitetin shqiptar?!" Jo! Historia treagjike e Shqiperise se copetuar nje shekull me pare tregon se qene konsullatat e Serbise Shoviniste, Malit te Zi Shovinist dhe Greqise se Megali i dhese", qe e ndihmuan dhe e organizuan copetimin e trojeve dhe popullit shqiptar ne 5 shtete!
Serbët or djalë, nuk janë gjithollogë tallavashë dhe sharlatanë podcastesh që gjithë ditën fryjnë tollumbacen e pordhëve dhe puthin pasqyrën. Iniciativat e tyre politike nuk janë fryt pasionesh gazetareske. Kanë një aparat shërbimesh sekrete, strategësh ushtarakë, teknicienësh të diplomacisë ndërkombëtare dhe rajonale, rrjetesh të integruara spiunazhi të ndërtuar në dekada, docientësh të kualifikuar akademikë, aleancash ndërkombëtare, laboratërosh analitikë e shkencorë të pavarur, ku trajtojnë për vite me rradhë të gjithë variabilet e mundshme të aksioneve të tyre dhe të fqinjëve në fushën e diplomacisë, ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes. Kush dështon duke lozur me fatet e Serbisë, vret veten . Në politikë, shërbimet sekrete, naftë, ekonomi dhe ushtri. Përgjegjësia është e madhe, paguan me kokë. Nuk janë Shqipëri tribale, që pasi ke shfarosur industrinë, bujqësinë, naftën, ushtrinë dhe ke rrjepur popullin me Piramida duke hedhur shtetin në humnerë, bën një xhiro tjetër pushteti si pa të keq, për të vazhduar të vjedhësh, të shesësh territore dhe të vrasësh qytetarët e tu. Është ulëritëse dhe tejet e rrezikshme, mendjelehtësia dhe mungesa e seriozitetit të qeverisë shqiptare në trajtimin e temave të tilla.
Ke bere argumentim shume te mire per te justifikuar veprimin "Patriotik" te qeverise , e cila "mposhti" diplomacine serbe dhe triumfoi ne Bujanovc. Per mendimin tend, cfare qellimi ka hapja e perfaqesive diplomatike (konsullatave) ne vende te tjera ? Pergjigjem po vete : per ti sherbyer qytetareve te vet ne shtetin tjeter. Sa eshte popullata serbe ne Shkoder ? Mendoj me e paket se konsullata. Atehere kush eshte qellimi ? Mos ndoshta do ishte me e pershtateshme qe Konsullaten ne Bujanovc ta hapte KOSOVA ? Si mendon z.Kasmi ? Do ta pranonte Serbia kete ?