Nga Ylli Manjani
Të thuash se harta e re e bashkive që propozon PS “nuk vlen”, është shumë pak për një parti si PD, e cila ka qeverisur këtë vend dhe ka qenë vetë autore e reformave të rëndësishme administrative. Kritika, sado e fortë qoftë, nuk mund të zëvendësojë alternativën.
Kam frikë se, edhe në këtë rast, PD nuk po arrin të dalë nga sindroma e “lulifikimit”. Pikërisht në momentin kur duhet të hyjë në proces me një projekt të vetin, të paraqesë vizion dhe të përballet me argumente, zgjedh të tërhiqet dhe ta braktisë debatin.
Harta që propozon PS mund të jetë e kritikueshme. Madje ka plot arsye për ta kundërshtuar. Por kritika, pa një model alternativ, mbetet e cunguar. Vetëm kur ekzistojnë dy vizione të ndryshme, qytetarët mund të gjykojnë se cili është më i drejtë dhe më funksional.
Në fund të fundit, një reformë territoriale nuk është thjesht çështje kufijsh në hartë. Ajo është një reformë administrative. Prandaj debati duhet të fillojë nga pyetjet thelbësore: çfarë funksionesh janë hequr apo shtuar nga bashkitë? Kush ti mbulojë ato që janë hequr dhe, si do financohen ato që janë shtuar? A ka më shumë apo më
pak autonomi financiare? A do e përmirson apo përkeqëson organizimi i ri shërbimet publike në territor? E lehtëson apo vështirson kjo reformë bashkinë e re të përthithë investime?!
Vetëm pasi t’u kemi dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, ka kuptim të diskutojmë edhe efektet elektorale të ndarjes së re. Natyrisht, gerrymandering-u territorial është një nga fenomenet më të debatuara në demokracitë moderne dhe askush nuk mund ta shpërfillë këtë dimension. Por ai nuk është i vetmi dhe as më i rëndësishmi. Aq më tepër kur as PS dhe as PD nuk po flasin për një reformë të qarqeve, e cila do të kishte ndikim shumë më të drejtpërdrejtë mbi sistemin zgjedhor dhe përfaqësimin politik.
Argumentet për një debat serioz janë të shumta.
A mund të jetë kriter ndarje territoriale numri i banorëve, nuk kushtet kur kemi bashki me edhe 2000 edhe me 600 000 banorë? A mund të mbetet e pandryshuar harta territoriale kur popullsia është zhvendosur masivisht nga njëra zonë në tjetrën? A do të ishte e arsyeshme një rindarje e Bashkisë së Tiranës, për t’u dhënë banorëve të periferive një përfaqësim politik më të afërt dhe më efektiv? A duhet të kenë bashkitë më shumë apo më pak kompetenca? Cili është raporti i drejtë ndërmjet pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore?
Këto pyetje marrin kuptim vetëm nëse përballë ekzistojnë alternativa të qarta. Të thuash se “kështu e do Edi Rama” nuk është më argument politik; është një slogan që nuk i ndihmon qytetarët të kuptojnë se cili është modeli tjetër. Ne duhet të dimë si e mendon PD organizimin territorial të Shqipërisë, që të kuptojmë pse modeli i propozuar nga PS është, sipas saj, i gabuar.
Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, mbetet një çështje standardesh demokratike. Komisioni i Venecias ka rekomanduar vazhdimisht që reforma territoriale dhe administrative të përfundojnë të paktën një vit përpara zgjedhjeve, në mënyrë që të shmanget çdo arsye për përdorim politik.
Edhe sikur reforma të miratohej sot, tetë muajt e mbetur deri në zgjedhje, do të imponojnë një zbatim të sforcuar të saj, që mund të jetë shkak për ankesa, kontestime dhe ndotje të tjera politike të proçesit zgjedhor.
Prandaj, në vend të një debati me etiketime, kemi nevojë për një debat me harta mbi tavolinë. PS e ka paraqitur të sajën. Tani është radha e PD-së të paraqesë alternativën e vet. Vetëm atëherë do kemi mundësinë reale të zgjedhim jo mes një harte dhe një refuzimi, por mes dy vizioneve të ndryshme për organizimin e shtetit.
Nuk mundet PD te beje harten e saj, atje ne PD kane mbeter vetem hordhi qorre e hajduter te Sali vrasesit.
Nuk e kuptoj pse genjen kaq trashe dhe sy per sy, ky avokati strategjik?! PD e ka bere publik variantin e saj. Eshte me 100 bashki dhe 6 qarqe. I ka bere te ditura te gjitha bashkite e reja qe ajo mendon se duhet te krijohen, nga Veriu ne Jug. Mesa duket ky syshellira, Manjani, pretendon te kete nje harte te personalizuar nga ato qe dergohen me poste urgjente: per zotin Ylli Manjani! Ik mer! Tani per te gjithe ata qe nuk e kuptojne ( me te vertete qe nuk e kuptojne) dhe mendojne qe shkurtimi i bashkive eshte me eficent dhe heq qafe shume parazite, u them se eshte bash krejt e kunderta. Burokracia rendohet shume me shume. Ne vendet e zhvilluara perendimore ka pafund komuna(ne shqip bashki) me me pak banore se c'propozon PD-ja. Por, pse kjo?! Sepse, or budallenj kjo ka lidhje me decentralizimin e pushtetit, ka lidhje me vete thelbin e demokracise; e si pasoje, ne fjale te fundit, edhe te mireqenies ekonomike. Historia shteteve, qe nga koha e krijimit te tyre ne antikiteti e gjer me sot, ka treguar se kur ne shtetet, principatat, mbreterite ,perandorite ka patur me shume decentralizim ato kane lulezuar, kane pasur qetesi sociale dhe mireqenie ekonomike (natyrisht ne kontekstin e kohes kur kane ekzistuar); ne momentin kur sundimtaret, tiranet, satrapet, sulltanet, mbreterit, perandoret kane lakmuar me shume pushtet, ka pasur me shume centralizim, cka ka sjelle si pasoje me vone kriza ekonomike, trazira sociale politike, dmth shkurt e me pak fjale rrenim te shtetit. Eshte kjo arsyeja se pse ne vendet e zhvilluara, ne trasene e hapur prej te cilave po duam te ecim ne, i jepet nje rendesi kaq te madhe decentralizimit. Por, kjo ka te beje me aspektin si te thuash teorik. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi eshte krejt banale dhe kriminale ne te njejten kohe. Kerrma Rama e ben kete per arsye thjeshte elektorale; ka bere sondazhet dhe llogarite dhe opsioni i vetem per te siguruar sa me shume vota eshte ky i shkrirjes se bashkive. As nuk do t'ia dije se c'pasoje do te kete kjo ne jetet e qindra mijera shqiptareve. Mjafton qe te siguroje sa me shume vota. Prandaj i them Monster un ketij.
Shqipot duan te jene te gjithe Bajraktare prandaj duhen aq bashki sa meshkuj mbi 18 vjec ka Shqiperia dhe kete variant ta perdore pd se eshte me i miri
Është e kotë! Berisha, se të thuash PD-ja keqkuptohemi, qysh se e sheh veten në opozitë është gjithmonë kundër çdo projekti të çdo kuptimi apo çfardo ligji që inicion kundërshtari dhe do të kundërshtohet pa alternativë por dhe kur ka një të tillë si rregull ajo hartohet e tilë me synim bllokimin e vet procesit. Shembuj ka plot, por dy më të rëndësishmet që mund të plrmenden, ishin projekt-kushtetuta e vitit 1998, e cila u bojkotua si gjatë hartimit te saj, ashtu dhe në referendum dhe e dyta reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 që po ashtu u bojkotua. Mos flasim më pastaj për kodet dhe dhjetra e dhjetra ligje të tjera.
Si e drodhe keshtu ti o burri buçes.njeher me lsi njehers me pd tani te jep lek rilindja me burgaxhinjt dhe del u cave per ps. Robt sidomos ate gruan buçe qe ke tia japim qenve se vet se qim ate kellire
PD e sateme apo e tytet ? Kujt ia shet keto ti syfet komunisti ?! PD dhe PS jane Partia e Punes , eshte partia jote , eshte bajga e ndare ne dy pjese qe e kane bere me bajge nga ua la babai I tyre shpirteror , E. Hoxha .
PD po tregon perseri qe nuk ka njerez qe mendojne dhe shfaqin alternativa...... Si mund te rrish 1 vit ne nje komision, si ky per teritorin, nuk mer pjese ne mbledhje, nuk ke nje projekt tendin dhe kerkon vazhdimisht shtyrjen e afatit te komisionit?.. .Per te mare rrogen e shperblimet kot..... Dhe kur maxhoranca deklaron se afati u mbyll, nuk ka me shtyrje, dhe paraqet projektin e saj, del mengjezin tjeter, me sy te fryre nga pagjumesia L. Boci dhe paraqet nje gjoja projekt me 100 bashki, te cilin per nje vit nuk e pergatiti dot, ndersa ne nje nate pa gjume e beri gati..... Seriozitet ndaj zgjedhesve dhe votuesve te saj eshte ky. Apo tallje e hapur.... Populizmi, e ka te sigurte deshtimin sapo kalon vala e pare e entusiazmit apo kundershtimit......... . Te shtosh pese bashki ne Kukes e Diber dhe pese ne Lezhe, do te thote qe nuk ka asnje kriter racionaliteti dhe ekonomizmi perveç që mbasi të mbarojnë zgjedhjet, ti të numerosh një komunë apo bashki të fituar, me shumë se zgjedhjet e kaluara, dhe këtë ta quash sukses të madh.
E tha, por kujt ja tha !? A Po nuk eshte nje bojalleshe! Bjonde. .. Bjonde, por me lesh te verdhe, aman...
Duhet t`ja tregoje harten keti karit te lales
O hajdut i burgjeve , nuk behet fjale per perfaqsim politik por per plotesim te nevojave administrative.
Sa te di bytha mor zotni, Thelbi i problemit nuk eshte harta nje cope leter, por fakti se me ndarjen e re, fshatari apo komunuteti zhvishet nga çdo sovranitet personal dhe kolektiv per te vendosur per fatin e tij e te komunitetit ne nje territor qe jeton prej shekujsh, duke qene se per te vendos pushteti i centralizuar ne nje grusht njerezish çfare, per 45 vjet, prodhoi fatkeqesi kombetare per shqiptaret dhe Shqiperine Me dashje, per qellime te uleta, i ben bisht thelbit te problemit duje u marre me gjethet
Te konsideroje si njeri teper intelligent , duhet ta kesh kuptuar qe opozita funksionone me te kunderten. Nese ke bere nje rruge nje shkolle nje investim del Balona Tabake dhe thote pse e keni bere ...kur nuk nderton nje rruge nje shkolle nje investim del Balona Tabake dhe thote pse nuk e keni bere.... E vereteta eshte qe keta nuk e njohin rolin e opozites, opozite nuk do te thote te kundershtosh poziten , por mos ta lejosh te shkelim ligjet. Une nuk di qe nje ligje thote : mos nderto rruge shkolle investo...
I madh je o njish! Po ku kanë hartë ata, hartën e bën mbreti i PS dhe nëse i lë ndonjë kockë PD, është pa tul fare, se Saliun e rregullon me trajtim të personalizuar.
E ka paraqitur versionin e vet PD, pra Sali Berisha z. Manjani. Nga 61 bashki që janë aktualisht, kërkon 100 të tilla.
Opozita nuk e ka patur ndonjehere hallin si te behet me mire por eshte bere si nje mur qe ndan alternativat. Keni shume te drejte kur thoni se duhet te shikojme alternativen e PD! Keshtu behet vleresim i sakte!
Po pse 100 dhe jo 200 qe te hane e vjedhin te gjithe.... Kush e beri me 61 dhe cfare u tha atehere?pse po e ndojne apo e zvoglojne sot..... Hajdutet e pd thone eshte politike,po ajo e pedhit te saliut,cfare eshte politike apo ekonomike
Gjithmonee me i mençur ky Manjani. Me pelqejne analizat e tij. Shume te dobishme.
Tl lumtë Ylli !
Ne ato zona qe PD pretendon per bashki, nuk gjen asnje njeri per kryetar, jo më të gjesh edhe staff per plotesim organike
Si i i i PD nuk i ka treguar harten e re teritoriale tullacit te neveritshem bythe-qirit Manjana qe perdridhet e hidhet si nje cope kurve neper studiot e TV per dy lek duke u bere artopoland i Ed Kumbarit.
Ky qelbesire kokerrjepur eshte bere me i neveritshem se Gjergj Lluca.