Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mbrëmjen e djeshme midis fshatrave Asim Zeneli, Antigone dhe Saraqinisht të Gjirokastrës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre.
Flakët u përhapën me shpejtësi në katër vatra të ndryshme, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Pas një beteje të gjatë që zgjati rreth gjashtë orë, efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit arritën të neutralizonin plotësisht zjarrin në orën 04:45 të mëngjesit.
Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen tepër të vështirë, por falë fatmirësisht u shmang përhapja e mëtejshme e flakëve.
Hetimet për ngjarjen kanë nisur, ndërsa organet ligjzbatuese po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të zjarrvënies.
Lini një Përgjigje