Shpallen fituesit e fondit “Autorët e Rinj” nga QKLL

1 Gusht 2026, 12:32Kulturë TEMA
Shpallen fituesit e fondit “Autorët e Rinj” nga QKLL

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit vijon mbështetjen për krijimtarinë letrare të autorëve të rinj përmes fondit “Krijimtari Letrare”, një projekt që synon të nxisë autorët shqiptarë dhe të pasurojë letërsinë shqipe. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Arta Marku, e vlerësoi këtë fond si një mundësi të rëndësishme për mbështetjen e talenteve të reja dhe zhvillimin e krijimtarisë letrare. 

“Qytetarët, në dëshkimet e tyre të para, shpesh janë ata të cilëve u hapet rruga për të shprehur mendimin e lirë. Por mbi të gjitha, ata janë ata që do të jenë e nesërmja e letërsisë shqipe. Zëri i tyre, përvoja e tyre dhe mënyra se si e perceptojnë realitetin, janë gurët e parë të themelit mbi të cilin ndërtohet kultura e ardhshme.” 

Ndërkohë, edhe shkrimtarët e njohur të letërsisë shqipe vlerësuan cilësinë e botimeve dhe dorëshkrimeve të autorëve të rinj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre. Ata u shprehën se iniciativa të tilla krijojnë hapësira për zbulimin e zërave të rinj në letërsinë shqiptare. 

Në përfundim të ceremonisë u shpallën edhe fituesit e këtij edicioni të fondit “Krijimtari Letrare”. 

“E një brezi të rinj të cilët janë shkrimtarë të kulturuar, pra janë të ushqyer mirë me libra. Ka një kulturë që, për hir të së vërtetës, ka pasur një boshllëk të madh në letërsinë shqipe. Pra, përgjithësisht ka pasur edhe shkrimtarë të pakulturuar. Ky brez i ri, i ushqyer me dije dhe me lexime të shumta, është garancia që letërsia shqipe do të ecë përpara me një themel më të fortë dhe më të pasur.” 

“Sigurisht ne përfshihemi emocionalisht në atë që quhet vepra më e bukur, poezia më e bukur, trendi i kohës, narracioni dhe shkrimi është një gjë shumë e bukur dhe një shprehje që ndoshta pati dalë dhe nga ngadal për mua shkruaj shkruaj kurox vetveten.” 

Çmimin e parë e fitoi Fatma Memalli me dorëshkrimin “Rikrijimi”, çmimin e dytë Florenc Zerellari me “Duke pritur Margone”, ndërsa çmimin e tretë Enis Ismaili me dorëshkrimin “Rrëmujë”. 

A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    Sateri

    Bukuri. Kaloi edhe qoka e radhes. Tani duhet te jepen cmime edhe per lexuesit qe demonstrojne durim ne leximin e ketyre mediokerve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje