Aktivisti Mirjan Aliaj komentoi mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me të vetët ditën e sotme, teksa theksoi se i vetmi institucion që duhet t’i presë ata është Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).
Ai theksoi se qeveria flet për platformën “Pasqyra”, por sipas tij, nuk e sheh dot në pasqyrë se do të tmerrohen nga mënyra e qeverisjes. Ai kërkoi edhe për lirimin e protestuesve të arrestuar dy ditë më parë.
“Pashë Ramën dhe qeverinë e tij në Pallatin e Brigadave, por që realisht dukej sikur ishin në një sallë morti. Ata tashmë kanë vdekur politikisht dhe duan që të rezistojnë disa ditë që t’i largojnë fizikisht nga çdo institucion, se i vetmi institucion që ata duhet t’i presë është BKH dhe SPAK.
Ata na thonë Pasqyrë, por ata nuk e kanë parë ose nuk duan ta shohin qeverisjen e tyre që tashmë ka hyrë në vitin e 14 në pasqyrë sepse do të tmerrohen. Sot me hapjen e kësaj proteste, për 96 ditë nuk i harrojmë edhe djemtë dhe vajzat, të cilët vazhdojnë të mbahen në bllokun e sigurisë në mënyrë të padrejtë. Edhe sot ne thërrasim për lirimin e tyre. Lironi qytetarët.”, tha ai.
Aktivisti bëri gjithashtu thirrje që më 7 shtator të rrethojnë kryeministrinë derisa Rama të largohet. Aktivisti tha se duhet t’i thonë jo krimit e korrupsionit.














