• Kontakt
Saturday, September 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Në takimin me ministrat e BE-së, Kosova kërkon shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim

13:54 : 04/09/2026
në BOTA

Në takimin joformal mes ministrave për çështje evropiane të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkesa kryesore e Kosovës është që aplikimi për anëtarësim në bllok të lëvizë përpara.

“Ne duam që aplikimi i Kosovë të lëvizë përpara dhe të hapen bisedimet për anëtarësim. Jemi shteti i vetëm që nuk ka statusin e vendit kandidat. BE-ja duhet të japë rezultate në këtë drejtim. Jam këtu për ta shtyrë përpara këtë mesazh”, tha për gazetarët Jeton Zulfaj, kryenegociator i Kosovës me BE-në.

I pyetur se çfarë mesazhi jep BE-ja për qytetarët e Kosovës pasi as pas katër vjetësh, aplikimi i Kosovës nuk është trajtuar nga blloku, Zulfaj tha se nuk po përçohet një mesazh i mirë.

“Nuk është mesazh i mirë dhe tregon mungesë të lidershipit në BE dhe mendoj që kjo është përgjegjësi e përbashkët. BE-ja duhet ta bëjë pjesën e saj dhe arritja e konsensusit brenda bllokut duhet të jetë përgjegjësi e BE-së. Çdo vend, i madh apo i vogël, duhet ta ndjejë e urgjencës për unitet brenda BE-së”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?

Rama pranon se është i dështuar: Vendet e BE nuk do na pranojnë si anëtarë me të gjitha kompetencat

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Takimi në Irlandë mes ministrave të shteteve anëtare të ngarkuar për çështjet evropiane dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor përqendrohet në procesin e zgjerimit të bllokut.

Ky është një takim joformal që mbahet në prag të propozimeve të reja në procesin e anëtarësimit për shtetet kandidate.

Komisioni Evropian pritet që më 30 shtator të publikojë të ashtuquajturin rishikim para anëtarësimit, i cili do të përfshijë edhe mekanizmat mbrojtës në traktatet e anëtarësimit ndërmjet BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm. Bashkimi Evropian po punon për të siguruar që shtetet anëtare, pas anëtarësimit të plotë, të mos shënojnë prapakthim në demokraci dhe sundimin e ligjit, siç ka ndodhur me Hungarinë, Sllovakinë ose Poloninë.

“Bazuar në përvojën e së kaluarës, veçanërisht që nga zgjerimi i vitit 2004, e dimë se nuk mund të jemi gjithmonë të sigurt se, kur të kemi anëtarë të rinj, përkatësisht shtete të reja anëtare të BE-së, ata do ta respektojnë sundimin e ligjit dhe, veçanërisht, gjithçka që ndodh brenda BE-së”, deklaroi komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

“Po ashtu, po flas për bashkëpunimin e sinqertë, të përcaktuar në nenin 4 të Traktatit. Pra, bëhet fjalë për mënyrën se si mund të jemi të sigurt se të gjitha shtetet anëtare do t’u përmbahen vlerave tona dhe do të zbatojnë vërtet atë që është rënë dakord në nivelin e të gjitha shteteve anëtare. Në të kaluarën ka ndodhur që diçka të jetë rënë dakord, si për shembull dhënia e statusit të kandidatit Ukrainës, por më pas Hungaria të bllokojë përparimin e mëtejshëm”, shtoi ajo.

Takimi zhvillohet edhe në dritën e propozimit më të fundit të 11 shteteve anëtare të BE-së, të cilat kërkojnë ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fushën e politikës së jashtme dhe zëvendësimin e konsensusit me votimin me shumicë të cilësuar.

“Qëndrimi i Komisionit Evropian është se, veçanërisht në fushat që janë të rëndësishme për funksionimin tonë, si politika e jashtme dhe e sigurisë, duhet të kalojmë nga vendimmarrja unanime në votimin me shumicë të cilësuar. Por, ka edhe shumë reforma të tjera që mund t’i ndërmarrim”, tha Kos.

Testi i parë i mekanizmave të paralajmëruar mbrojtës do të jetë në rastin e Malit të Zi, shtetit më të avancuar në procesin e integrimit në BE. Tashmë ka nisur hartimi i projektit të tekstit të Traktatit të Anëtarësimit.

Këtë e la të kuptohej edhe Benjamin Haddad, ministri francez përgjegjës për çështjet evropiane.

“Sa u përket klauzolave mbrojtëse, do të punojmë për to në kuadër të Traktatit të Anëtarësimit me Malin e Zi, së bashku me grupin ad-hoc që është formuar për këtë qëllim. Siç e dini, kjo është bërë edhe më herët, për shembull me Kroacinë, kur u vendosën një numër i caktuar klauzolash mbrojtëse dhe fazash kalimtare, për të siguruar masa dhe mekanizma mbrojtës që ky anëtarësim të ishte i suksesshëm”, deklaroi Haddad në Irlandë.

“Synimi ynë, natyrisht, është të jemi në gjendje të përparojmë si 27 shtete, së bashku me partnerët tanë nga Mali i Zi, të cilët po përparojnë në rrugën e reformave dhe integrimit në acquis të Bashkimit”, shtoi ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që klauzolat mbrojtëse të jenë të përkohshme.

Për komisionaren evropiane Kos, këta mekanizma nuk do të nënkuptojnë se anëtarët e ardhshëm do të trajtohen si “anëtarë të dorës së dytë”. Mekanizmat mbrojtës më pas do të përfshihen edhe në tekstet e anëtarëve të tjerë potencialë.

Në tetor, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do t’ia kushtojnë diskutimin procesit të zgjerimit, si dhe reformave në këtë proces./ REL

Etiketa: BEkosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?

15:20 : 05/09/2026
AKTUALITET

Rama pranon se është i dështuar: Vendet e BE nuk do na pranojnë si anëtarë me të gjitha kompetencat

14:05 : 05/09/2026
RAJONI

Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

15:28 : 04/09/2026
RAJONI

Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Lavdërimi i Ratko Mlladiç është i papajtueshëm me vlerat e BE-së

15:09 : 04/09/2026
BOTA

Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE

13:15 : 04/09/2026
BOTA

BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

18:28 : 03/09/2026
Para

53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër pas një konflikti në Himarë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişextrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet