• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A ka marrë fund më në fund recesioni ekonomik në Gjermani?

Pavarësisht nga vala e titujve negativë, ekonomia gjermane ka shënuar shifrat e saj më të mira në vite. Ka arsye për optimizëm, por problemet strukturore mbeten.

08:47 : 04/09/2026
në BOTA

Ekonomia gjermane po tregon shenjat e para  të një rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë stanjacioni. Ekonomia më e madhe e Evropës po shkon drejt rritjes më të fortë të PBB-së që nga viti 2022, ndërsa besimi i bizneseve, pas një periudhe të gjatë të dobët, po rikthehet më në fund.

Zyra Federale e Statistikave (Statistisches Bundesamt) njoftoi javën e kaluar se ekonomia u rrit me 0,3% në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke vazhduar në të njëjtën linjë me shifrat solide të dy tremujorëve të mëparshëm.

Ndërkohë, Indeksi Ifo i klimës së biznesit (Ifo-Geschäftsklimaindex) — një tregues i rëndësishëm i besimit të kompanive në vend — arriti në gusht nivelin më të lartë të një viti.

“Ky është më shumë sesa një moment kalimtar”, tha Clemens Fuest, presidenti i Institutit Ifo, për DW-në. “Mund të jetë fjala për një rimëkëmbje të vërtetë.” “Dinamika është pozitive dhe ekonomia u tregua më e qëndrueshme se sa parashikohej”, shpjegoi , Carsten Brzeski drejtues global i makroekonomisë në ING, për DW-në.

Lexo edhe:

“Pastrimi i parave deformon tregun”, Tabaku: Shqiptarët paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros

Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë

Megjithatë, ai paralajmëroi kundër euforisë së tepërt, duke theksuar se disa nga problemet themelore të ekonomisë vazhdojnë të mbeten. “Që kjo të shndërrohet vërtet në një fazë rimëkëmbjeje afatgjatë, na duhet edhe më shumë”, tha ai.

Clemens Fuest, presidenti i Institutit Ifo duke folur
“Ky është më shumë sesa një moment kalimtar”, tha Clemens Fuest, presidenti i Institutit Ifo, për DW-nëFotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/picture alliance

Nga vijnë lajmet e mira?

Shifrat pozitive vijnë në një kohë kur titujt negativë për ekonominë gjermane vazhdojnë të shtohen.

Volkswagen, një nga kompanitë më të njohura të vendit,  po kalon nëpër shkurtime të dhimbshme të vendeve të punës — pasqyrë e një ristrukturimi mbarëkombëtar përballë konkurrencës kineze dhe sfidave të tjera globale.

Këtë verë, nivelet rekord të ulëta të ujit në lumenj kryesorë si Rini dhe Danubi kanë penguar ndjeshëm tregtinë dhe aktivitetin ekonomik, ndërsa lufta në Iran po nxit më tej rritjen e çmimeve të energjisë. Një nga arsyet e kësaj rimëkëmbjeje, megjithatë, qëndron pikërisht te mënyra si ekonomia gjermane i ka përballuar disa nga këto sfida, sidomos mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si pasojë e luftës në Iran.

Eksportet dhe baza industriale e Gjermanisë kanë nxitur rritjen e PBB: porositë e reja u rritën për të tretin muaj radhazi, duke sjellë rritjen më të fortë të prodhimit që nga fillimi i vitit 2022.

Sipas Brzeskit, shumë kompani prodhuese gjermane, veçanërisht në sektorë me konsum të lartë energjie si kimia, kanë përfituar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit. Ato regjistruan më shumë porosi dhe fituan pjesë tregu nga furnitorët aziatikë, të cilët varen më shumë nga nafta e Lindjes së Mesme. “Pati një zhvendosje të caktuar të porosive industriale nga Azia drejt Evropës dhe Gjermanisë”, thotë ai.

Vetë Ministria Federale për Ekonominë dhe Mbrojtjen e Klimës (Bundesministerium für Wirtschaft und Klimaschutz) e përmend këtë faktor në deklaratën e saj të gushtit, duke sqaruar se konkurrentët aziatikë ishin ‘më rëndë të prekur nga rritja e çmimeve dhe pengesat në furnizim’.

Në të thuhet se tronditjet e shumta të viteve të fundit i kanë shtyrë kompanitë gjermane të diversifikojnë zinxhirët e tyre të furnizimit.

“Shumë kompani në vitet e fundit e kanë ndryshuar logjistikën e transportit, mbajnë stoqe më të mëdha dhe përdorin rrugë të ndryshme transporti për t’i bërë zinxhirët e furnizimit më të qëndrueshëm”, shtoi Ministria.

Pamje simbolike: kontejnere ngarkohen ne anije
Eksportet dhe baza industriale e Gjermanisë kanë nxitur rritjen e PBBFotografi: picture-alliance/dpa

A mund ta marrë qeveria gjermane pjesën e vet të meritës?

Analistët mendojnë gjithashtu se qeveria e kryesuar nga Friedrich Merz meriton një pjesë të meritës për këtë kthesë, edhe pse popullariteti i saj ra në një nivel historikisht të ulët në vitin 2026.

“Kjo i detyrohet kërkesës shtetërore dhe shpenzimeve të financuara me borxhe, sidomos në sektorin e mbrojtjes”, thotë Fuest.

Planet ekonomike të qeverisë mbështeten te një program investimesh infrastrukturore prej 500 miliardë eurosh, një rritje masive e shpenzimeve për mbrojtjen dhe një paketë e gjerë reformash për të nxitur konkurrueshmërinë.

Ajo ka futur gjithashtu disa masa lehtësuese për çmimet e energjisë dhe një program lehtësimi tatimor prej 10 miliardë eurosh për familjet me të ardhura më të ulëta. “Bizneset janë më optimiste dhe kjo lidhet padyshim me masat stimuluese”, thotë Brzeski. “Efektet e tyre po ndihen tashmë, gradualisht, në ekonomi.”

Problemet strukturore të Gjermanisë vazhdojnë të mbeten

Pavarësisht të dhënave pozitive, shumë nga problemet që kanë munduar ekonominë gjermane në vitet e fundit vazhdojnë të mbeten.

Rimëkëmbja e fundit mbështetet te kërkesa për eksporte, ndërsa kërkesa e brendshme praktikisht nuk është rritur fare. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, shpenzimet konsumatore të sektorit publik dhe privat mbetën të pandryshuara, ndërsa investimet ranë.

“Edhe pse të gjithë gëzohen për disa lajme pozitive, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem në kurthin e mendimit se tani gjithçka është në rregull”, thotë Brzeski, duke theksuar se faktorët që dëmtojnë konkurrueshmërinë gjermane vazhdojnë të ekzistojnë.

“Konkurrenca kineze është ende e pranishme”, thotë ai. “Humbja e vazhdueshme e konkurrueshmërisë ndërkombëtare në industrinë e automobilave dhe në sektorë të tjerë mbetet e pranishme”, shtoi ai, duke theksuar se do të jetë e vështirë të ndryshohen apo të kthehen mbrapsht këto sfida strukturore.

Carsten Brzeski drejtues global i makroekonomisë në ING DIBA Frankfurt
Dinamika është pozitive dhe ekonomia u tregua më e qëndrueshme se sa parashikohej”, shpjegoi , Carsten Brzeski drejtues global i makroekonomisë në INGFotografi: Hoffmann/imago images

Optimizëm i kujdesshëm te kompanitë gjermane

Megjithatë, klima pozitive vazhdon të mbizotërojë. Treguesit për tremujorin e tretë të vitit 2026 sinjalizojnë optimizëm të qartë të drejtuesve të bizneseve për të ardhmen, ndërsa rritja e përgjithshme e Gjermanisë për vitin 2026 tani synon një rritje prej 1,2%. Kështu, Gjermania i kalon vende të tjera evropiane si Franca, Britania e Madhe dhe Holanda.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ekonomia gjermane ra në një stanjacion të zgjatur, nga i cili po dilte me vështirësi që prej vitit 2022.

Ndërsa ekonomi të tjera tregonin shenja rimëkëmbjeje, Gjermania mbeti e ngecur në stanjacion. Për disa analistë, të dhënat pozitive të fundit pasqyrojnë ndjesinë se pika më e ulët ishte arritur tashmë dhe se kthimi drejt rritjes ishte i pashmangshëm.

“Vështirë se do të mund të bëhej më keq”, thotë Brzeski. “Po rimëkëmbemi nga një nivel i ulët. Kjo nuk është një Wirtschaftswunder 3.0 (mrekulli ekonomike 3.0), këtë s’duhet ta harrojmë.”

Ai beson gjithashtu se një pjesë e këtij optimizmi lidhet me faktin që ekonomia gjermane më në fund ka pranuar disa të vërteta të hidhura, si mbetjen prapa në fusha kyçe si inovacioni dhe digjitalizimi, dhe tani po përpiqet, me vonesë, të gjejë zgjidhje.

“Ata e kanë kuptuar se duhet thjesht ta pranojnë ndryshimin teknologjik, inteligjencën artificiale (AI) e kështu me radhë, dhe të fillojnë të investojnë”, thotë ai. “Nuk presin më se çfarë do të ndodhë në Berlin me paketat e reformave; është çështje mbijetese.”

Sipas Fuest-it, të dhënat tregojnë se “bërthama industriale” e Gjermanisë mbetet e paprekur. Ai thotë se tre të katërtat e kompanive prodhuese gjermane vazhdojnë të zgjerohen, por paralajmëron se rimëkëmbja do të jetë e shkurtër, nëse nuk ndjekin ndryshime më të mëdha. “Është urgjente të lejohet ndryshimi strukturor dhe të gjenden fusha të reja ku kompanitë gjermane të kenë avantazhe konkurruese”, thotë ai./ DW

Etiketa: ekonomiGjermani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pastrimi i parave deformon tregun”, Tabaku: Shqiptarët paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros

12:47 : 05/09/2026
BOTA

Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë

09:15 : 05/09/2026
AKTUALITET

Singapori, ekonomia më konkurruese në botë në 2026, Azia dhe Europa dominojnë renditjen

10:59 : 04/09/2026
BOTA

Alarm për substancë të rrezikshme, evakuohet Terminali 1 i aeroportit të Berlinit

22:57 : 03/09/2026
BOTA

Alarm në Gjermani! Përpjekje të reja për sabotim në rrjetin elektrik

22:37 : 02/09/2026
BOTA

Shpërthim pranë stacionit të trenit në Gjermani/ Disa të plagosur, bllokohet qarkullimi

08:47 : 02/09/2026
Para

Bllokimi i 200 faqeve/ Rama sulmon sërish "Demokratët Europianë": Aludim i paturpshëm

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişextrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet