Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë më 8 shtator, duke çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të.
Seanca e parë plenare pas pushimeve të verës do të zhvillohet ditën e martë, në orën 17:00.
Përmes urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët për rifillimin e punimeve parlamentare.
Në rendin e ditës parashikohet çelja zyrtare e sesionit të ri parlamentar, miratimi i procesverbaleve të seancës së fundit plenare, si dhe njoftimet për projektligjet dhe nismat e reja të depozituara në Kuvend.
Seanca e fundit plenare ishte zhvilluar më 27 korrik, ndërsa rikthimi i deputetëve në sallën e Kuvendit vjen pas përfundimit të pushimeve verore.
Rifillimi i punimeve parlamentare pritet të rikthejë në fokus edhe përplasjet dhe debatet politike mes mazhorancës dhe opozitës.















