Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Fatmirësisht, paraprakisht nuk raportohet për pasoja në jetë. Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota nëse ka persona të lënduar dhe për gjendjen e tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po menaxhojnë qarkullimin. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të aksidentit.














