Protesta e 94-të para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët që kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë. Gjatë përplasjes, raportohet se një punonjës policie ka mbetur i lënduar.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë përpjekjet për t’iu afruar dhe për të hyrë në ambientet e Kryeministrisë, me pretendimin se brenda godinës ndodhet kryeministri Edi Rama.
Një pjesë e protestuesve është zhvendosur në pjesën e pasme të godinës, ndërsa pjesa tjetër vijon protestën përpara Kryeministrisë, ku po mbahen edhe fjalime.
Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e policisë kanë shtuar praninë përreth godinës.













