• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Afera AKSHI, shteti nis prishjen e kontratave me bizneset “Beqiri & Co”

by Bota Bota
September 2, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Afera AKSHI, shteti nis prishjen e kontratave me bizneset “Beqiri & Co”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Heqja e certifikatave të sigurisë për disa biznesmenë dhe subjekte tregtare të përfshira në hetimin e SPAK për aferën e AKSHI-t ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në marrëdhëniet kontraktore me institucionet shtetërore.

Burime bëjnë me dije se Ermal Beqiri, së bashku me kompanitë me të cilat lidhet si administrator apo aksioner, nuk disponon më certifikatat e sigurisë që i mundësonin akses në informacion të klasifikuar dhe sisteme sensitive shtetërore.

E njëjta masë raportohet të jetë marrë edhe ndaj disa subjekteve të tjera që janë pjesë e hetimit të SPAK lidhur me aferën në AKSHI.

Në kuadër të këtij hetimi janë përfshirë Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Andis Papa, Gentian Likaj dhe Gëzim Hoxha, persona që kanë aktivitet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe që kanë pasur kontrata me institucione shtetërore, ku një prej kërkesave ka qenë pajisja me certifikatë sigurie.

Për shkak të natyrës së kontratave dhe shërbimeve të ofruara, kompanitë e lidhura me këta persona kanë pasur ndër vite akses në sisteme dhe të dhëna të rëndësishme shtetërore, ndër të tjera në TIMS, sistemet e Tatimeve, të dhënat e bizneseve, Doganat dhe sistemet e Policisë.

Heqja e certifikatave të sigurisë pritet të kufizojë tashmë aksesin e këtyre subjekteve dhe individëve në informacionet e klasifikuara dhe sistemet sensitive, ndërsa institucionet shtetërore kanë nisur procedurat për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratave me kompanitë që preken nga kjo masë.

Kjo situatë vjen në një moment kur hetimet e SPAK për aferën e AKSHI-t kanë sjellë në vëmendje marrëdhëniet mes kompanive private të teknologjisë dhe institucioneve publike, si dhe mënyrën se si janë dhënë dhe zbatuar kontratat në këtë sektor.

Megjithatë, duhet theksuar se personat e përmendur në kuadër të hetimit nuk janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Ndaj tyre dhe subjekteve të lidhura me çështjen vijojnë procedimet dhe hetimet penale, ndërsa në raste të caktuara janë vendosur edhe masa sigurie nga organet e drejtësisë.

Tags: Afera AkshiBeqir & Co
Previous Post

Gjiganti amerikan i naftës zgjeron aktivitetin në Venezuelë, investon mbi 7 miliardë dollarë për rritjen e prodhimit

Next Post

OSHEE fal 2.5 milionë euro kamatëvonesa, mbi 4 mijë marrëveshje për shlyerjen e borxheve

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
OSHEE fal 2.5 milionë euro kamatëvonesa, mbi 4 mijë marrëveshje për shlyerjen e borxheve

OSHEE fal 2.5 milionë euro kamatëvonesa, mbi 4 mijë marrëveshje për shlyerjen e borxheve

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL