• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Letra false në tenderin 12 mln euro, SPAK nis hetimet për Kozelin e ARRSH dhe Besnik Bamin

by Sport Sport
September 1, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Letra false në tenderin 12 mln euro, SPAK nis hetimet për Kozelin e ARRSH dhe Besnik Bamin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK mësohet se ka nisur hetimet për një aferë të dyshuar korruptive mes kreut të ARRSH-së, Ami Kozeli dhe biznesmenit Besnik Bami, i cili është pjesë i një tjetër dosje penale të SPAK për korrupsionin e ARRSH-së me ndërtimin e rrugëve kombëtare. Hetimet kanë nisur për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për tenderin 12 milionë euro, Loti B, për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare, fituar nga kompania Bami shpk e Besnik Bamit me letra false.

Kupola e ARRSH është sinjalizuar se Besnik Bami, përmes Gëzim Markut, ka paraqitur letra false sa i takon plotësimit të kriterit kryesor për 11 borëpasteuese. Makineritë e pretenduara në letra nga Bami nuk ekzistonin. Megjithatë, ARRSH ka kualifikuar vetëm Bamin në këtë tender, duke skarcuar kompanitë e tjera. Sipas një burimi brenda ARRSH-së, anëtarët e KVO kanë qenë nën presion për të shpallur fitues Bamin në kundërshtim me ligjin, pasi biznesmeni besohet se ka dhënë 3 milionë euro ryshfet për të fituar tenderin 12 milionë euro.

Po sipas burimeve, një personazh i brendshëm ka sinjalizuar SPAK për aferën korruptive. Pas sinjalizimit, BKH-ja ka monitoruar veprimet e paligjshme të KVO-së, rolin e Ami Kozelit si dhe lëvizjet e Besnik Bamit dhe sekserëve të tij. Në këtë aferë korruptive, mësohet se është përfshirë edhe Komisioni i Prokurimit Publik, duke injoruar faktin që Bami ka paraqitur dokumente false për 11 borëpastruese.

Në vend që t’a referonin në Prokurori për falsifikim dokumentesh dhe paraqitje e të dhënave të rreme, ARRSH ka firmosur tenderin 12 milionë euro për Besnik Bamin. Afera korruptive e ARRSH-së, ish drejtorët e të cilit janë në burg dhe nën hetim, është vulosur edhe nga KPP-ja, duke treguar edhe një herë për forcën korruptuese të Besnik Bamit.

Letrat false të Bamit në tenderin 12 milionë euro

Ky në foton më poshtë është vlerësimi i ARRSH për tenderin e kontratës B ose loti 2. Ky lot, i cili ka një fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë euro, përfshin mirëmbajtjen e 294.1 kilometrave akse rrugore në rajonin qendror dhe verilindor të Shqipërisë.

Ndër segmentet kryesore janë lidhjet Tiranë–Rinas–Durrës, Thumanë–Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë. Siç duket nga vlerësimi, ARRSH ka kualifikuar për këtë lot vetëm kompaninë Bami shpk, e cila tashmë do të garojë me veten financiarisht. Por kjo nuk është e gjitha.

Sipas dokumentave të tenderit, kompania fituese duhet të deklaronte në dispozicion 11 borëpastruese për të përmbushur kontratën dhe ky ishte një kriter i detyrueshëm mospërmbushja e të cilit çonte direkt në skualifikim.

Këto në foton më poshtë janë borëpastrueset e deklaruara nga kompania Bami shpk para komisionit të tenderit.

Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në

Njëra prej tyre është borëpastruesja me targë AA981TJ dhe me numrin përkatës të shasisë. Këtë borëpastruese kompania deklaron se e ka siguruar përmes një kontrate qiraje. Por borëpastruesja figuron e çregjistruar.

Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në

Borepastruesja e deklaruar figuron e cregjistruar

Siç duket qartë nga dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, borëpastruesja me targë AA981TJ figuron e çregjistruar që tetor të vitit 2024.

Por ky nuk është dokumenti i vetëm i dyshimtë. Tre borëpastruese të tjera, të cilat kompania deklaron se i ka siguruar në Kosovë përmes kontratave të qirasë po ashtu rezultojnë se u ka mbaruar regjistrimi që në maj të këtij viti.

Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në

Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në

Dy borepastrueseve nga Kosova u ka mbaruar regjistrimi ne Maj

Ndërsa një tjetër mjet i deklaruar si borëpastruese rezulton në fakt kamionçinë. Bëhet fjalë për mjetin me targë AA543RU.

Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në

Mjeti i deklaruar si borepastrues rezulton kamioncine

Ndonëse është deklaruar si borëpastrues me firmën e administratorit Gëzim Marku, mjeti figuron në fakt një kamionçinë Mercedez sprinter, siç tregojnë dokumentat nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Këto dokumenta janë lehtësisht të verifikueshme për ARRSH-në. Por Komisioni i Tenderit ose nuk ka dashur t’i verifikojë siç e detyron ligji ose ka mbyllur sytë qëllimisht, çka përbën një vepër të rëndë në një garë kaq të rëndësishme.

I gjithë tenderi 47.5 milionë euro i mirëmbajtjes është i kompromentuar dhe me dyshime të forta për korrupsion, për sa kohë në çdo lot, ARRSH kualifikoi nga vetëm një kompani.

Tashmë është detyrë e prokurorisë të verifikojë vërtetësinë e dokumentave dhe vendimarrjen e ARRSH-së për të parandaluar abuzimin e miliona eurove para të qytetarëve.

Besnik Bami në dosjet e SPAK-ut, 70 milionë euro tendera

Biznesmeni Besnik Bami, fans i Sali Berishës, rezulton pjesë e dosjes së SPAK për korrupsionin e ARRSH-së me tenderat e rrugëve, ku titullarët e institucioneve që janë marrë të pandehur nga SPAK-u i referohen Besnik Bamit me B.B. Bami rezulton pjesë e listës së përfituesve të mëdhenj të fondeve publike, kryesisht përmes tenderave klientelistë dhe me flamur të kuq korrupsioni, por ka përfituar edhe leje për kulla, me të cilat dyshohet se pastron para.

Përmes kompanisë së ndërtimit Bami shpk, gjatë 10 viteve të fundit, Besnik Bami ka marrë i vetëm dhe në bashkëpunim mbi 70 milionë euro tendera publikë. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, në llogarinë e kompanisë së ndërtimit Bami shpk kanë kaluar mbi 36 milionë euro para publike, produkt i kontratave me institucionet e shtetit shqiptar.

Rreth 80 % të tenderave të përfituara nga Bami janë shënjuar me flamurin e kuq të alarmit për shkak të mungesës së konkurrencës dhe diferencës së papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese, situacione false dhe duke ngritur dyshime të forta për manipulime dhe paracaktim të fituesit me pazar në tavolinë, duke ndarë paratë publike sipas roleve.

Mashtrimi me zbatimin e kontratave, situacione false, kontrata fiktive dhe prokurim parash, është një tjetër fenomen masiv i konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por edhe nga hetimet e SPAK-ut. Dosja e SPAK për tenderat e rrugëve të Shqipërisë ka ekspozuar mekanizimin korruptiv të ndarjes së parave publikë për klientët biznesmenë si plaçkë lufte.

Ndërkaq, paratë e përfituara me klientelizëm nga buxheti i shtetit biznesmeni Bami i ka investuar në pasuri të paluajtshme, sidomos në kulla, për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur alarmin në raportet zyrtare si forma kryesore e pastrimit të parave./ Prapaskena.com

 

Tags: Ami KozeliARRSHBesnik Bamispak
Previous Post

Hyn në fuqi rregullorja e re, GJKKO mbyll dyert për mediat

Next Post

Briken Calja ‘pushton’ Taranton, medalje ari për Shqipërinë dhe rekord në Lojërat Mesdhetare

Sport Sport

Sport Sport

Next Post
Briken Calja ‘pushton’ Taranton, medalje ari për Shqipërinë dhe rekord në Lojërat Mesdhetare

Briken Calja ‘pushton’ Taranton, medalje ari për Shqipërinë dhe rekord në Lojërat Mesdhetare

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL