Një zjarr ka përfshirë kullota dhe shkurre në zonën e Lunxhërisë, në hyrje të fshatit Këllëz.
Flakët u shfaqën gjatë orëve të drekës dhe për shkak të intensitetit të tyre rrezikuan përhapjen në një sipërfaqe më të gjerë.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonat përreth.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të dëmtuar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.













