Protesta e 95-të është zhvilluar edhe këtë herë nën shoqërinë e pankartave, përmes të cilave qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.
Në fokus të disa prej mesazheve ka qenë SPAK-u, të cilit protestuesit i kanë kërkuar të hetojë kontratat në sektorin e shëndetësisë dhe të ndjekë gjurmët e parave.
“Pacienti pret, kontratat paguhen, SPAK, heto!” dhe “SPAK, ndiqi paratë”, shkruhej në një prej pankartave të mbajtura gjatë tubimit.
Krahas thirrjeve për hetime, protestuesit kanë përsëritur edhe kërkesën për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“95, posti nuk të bën pronar” ishte një tjetër mesazh i drejtuar ndaj kreut të qeverisë, ndërsa një pankartë tjetër përcillte thirrjen: “Dorëheqje! Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme!”.

















