Lumturia qëndron në të dashuruarit apo të qenit i dashur?
“Lumturia nuk qëndron në të qenit i dashuruar: kjo nuk është gjë tjetër, veçse kënaqësi e
kotësisë së përzier me neveri. Lumturia qëndron te dashuria, si dhe në rrëmbimin më së shumti të
disa momenteve iluzore të afërsisë me objektin e dashur”.


Për shumë njerëz, lumturia nuk varet nga vetja, por nga të tjerët, ose nga ajo që bëjnë të tjerët për
ne: nuk ka rëndësi nëse është një gjest apo një ndjenjë, për shumë njerëz lumturia jonë varet
pashmangshmërisht nga vëmendja që marrim nga të tjerët. Nobelisti Man e hedh poshtë këtë
koncept të lumturisë, sipas të cilit ajo nuk është për shkak të diçkaje që ne vuajmë, por
përkundrazi lind nga ajo që bëjmë, është diçka aktive që varet nga ne, nga ajo që nxitemi të
bëjmë dhe të përpiqemi të provojmë për një person tjetër. Sipas Tomas Manit “lumturia qëndron
në dashurinë”. Një dashuri që jo domosdoshmërisht duhet të jetë një ndjenjë absolute, krejt e
ndërsjellë dhe konstante me kalimin e kohës. Gjithnjë sipas Tomas Manit, kjo do të mjaftonte “të
rrëmbesh më së shumti disa momente iluzore afërsie me objektin e dashur” për të qenë i lumtur,
pra të kapësh momentin, carpe diem, thelbin e momentit dhe ta përjetësosh në zemër.
Ndonjëherë lumturia është një çast, jo diçka e zgjatur dhe e qëndrueshme. Nëse do të zgjaste më
shumë, a do të kishte lumturia jonë të njëjtin intensitet dhe vlerë në krahasim me një moment të
kufizuar në kohë, por intensiv dhe në pritje për t’u përjetësuar? Tomas Man konsiderohet një nga
shkrimtarët dhe mendimtarët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave.
“Tonio Krëgeri” është historia e rritjes së ngadaltë të Krëgerit të ri në ndërgjegjësimin për
dallimin e tij nga bashkëmoshatarët. Në një gjendje izolimi total, ndjeshmëria e tij lufton me
antinominë midis origjinës borgjeze dhe tërheqjes për artin. Kontrasti midis artit dhe sëmundjes
shfaqet në idilin e heshtur me Ingeborg Holmin dhe në miqësinë e keqkuptuar me Hans
Hansenin. Dy figurat që do të përbëjnë përgjithmonë kufijtë e vetmisë dhe xhelozisë së Tonios.
Ky ekuilibër i vështirë përjetohet me ankthin dramatik mes Lubekut, ku lindi dhe u stërvit
shkrimtari i ri, dhe Mynihut, ku do të bëhet i famshëm, pa i shuar plotësisht ankthet.

Për më tepër lexoni librin e plot duke klikuar këtu