Flash News

Bota

Përfshihet në flakë trageti në Indonezi, 5 viktima dhe 41 të zhdukur

image (2).webp

Një traget është përfshirë nga flakët në ujërat pranë ishullit Madura në Indonezi, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe duke lënë 41 persona të zhdukur.

Sipas autoriteteve të kërkim-shpëtimit, në bordin e anijes ndodheshin 271 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Deri tani janë shpëtuar 225 persona, ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë vijojnë.

Trageti ishte nisur nga qyteti Surabaya, në provincën Java Lindore, drejt Makassarit në Sulawesiun Jugor, kur zjarri shpërtheu gjatë lundrimit në det.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 Ekipet e emergjencës po vijojnë kontrollet në zonën detare pranë Madurës,  për të gjetur personat e raportuar të zhdukur.

Të fundit