Flash News

E-TJERA

Nxirret pas 24 orësh trupi i pajetë i minatorit në galerinë e Bulqizës

678678678678.jpg

Pas më shumë se  24 orësh kërkimesh intensive, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga galeria trupin e minatorit 40-vjeçar, i cili humbi jetën në minierën e Tërnovës në Bulqizë.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, dyshohet se minatori Ilir Kolaveri ka rënë në një furnelë brenda galerisë dhe më pas është mbuluar nga një masiv gurësh, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Pas nxjerrjes nga nëntoka, trupi i viktimës është transportuar drejt Tiranës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te kushtet e punës në minierat e Bulqizës, ku ndër vite janë regjistruar disa aksidente me pasoja të rënda për jetën e minatorëve.

Të fundit