Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshin Llogaranë, flakët kërcënojnë stane dhe qindra bagëti

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në zonën e Llogarasë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të kushteve të terrenit dhe bimësisë së dendur.

Zjarri ka ngritur alarmin te banorët e zonës, pasi rrezikon stane ku mbahen bagëti, si dhe sipërfaqe të mëdha kullotash e pyjesh. Përhapja e flakëve ka shtuar frikën për dëme të konsiderueshme në pronat dhe ekonominë blegtorale të zonës.

Banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve, duke theksuar se terreni i vështirë e bën më të komplikuar operacionin për shuarjen e zjarrit dhe favorizon avancimin e flakëve.

Për ngjarjen janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat pritet të ndërhyjnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, banorët po përpiqen të mbrojnë bagëtitë dhe strehimet e tyre, ndërsa mbetet shqetësim rreziku që zjarri të përhapet edhe më tej nëse nuk frenohet në kohë.

Të fundit