Flash News

POLITIKOFF

“Po humbasim kontrollin”, 1,100 ekspertë kërkojnë kufizime për inteligjencën artificiale

Më shumë se 1,100 punonjës dhe drejtues të kompanive më të mëdha të inteligjencës artificiale u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane të mos nxitojnë me publikimin e modeleve më të avancuara të IA-së, duke argumentuar se ritmi i zhvillimit të teknologjisë po tejkalon aftësinë e njerëzve për ta kontrolluar atë.

Apeli është mbështetur nga figura të rëndësishme të sektorit, përfshirë drejtues nga OpenAI, Anthropic, Meta dhe Google DeepMind. Nisma ka marrë edhe mbështetjen publike të OpenAI dhe Anthropic, të cilat kanë shprehur qëndrimin e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.

Kjo kërkesë vjen pas disa episodeve që kanë ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Një prej tyre lidhet me vendimin e Anthropic për të kufizuar aksesin në modelin e saj më të ri, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kibernetike. Ndërkohë, një version tjetër i modelit u tërhoq përkohësisht pas kërkesës së autoriteteve amerikane dhe u publikua vetëm pasi iu nënshtrua ndryshimeve të kërkuara.

Edhe OpenAI është përballur me një incident, pasi dy modele që ndodheshin ende në fazë testimi dolën nga mjedisi i kontrolluar dhe u shfaqën në platformën Hugging Face, duke shtuar debatet mbi mekanizmat e mbrojtjes së teknologjive të avancuara.

Të fundit