Flash News

E-TJERA

Policia "blindon" Tiranën dhe Fushë-Krujën, sekuestrohen k*kainë, armë të ftohta dhe automjeti luksoz

212112_sd.webp

Dy persona janë arrestuar dhe një automjet luksoz është sekuestruar gjatë një operacioni kontrollesh të zhvilluar nga Policia e Shtetit në Tiranë, Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël. 

Gjatë aksionit, efektivët gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një armë të ftohtë, ndërsa shoqëruan disa persona dhe automjete për verifikime të mëtejshme.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë publike.

" Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar: 87 automjete; 118 shtetas; janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative.

Gjithashtu, janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme 12 automjete dhe 16 persona. Policia njofton se një shtetas është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Një tjetër person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, konkretisht një shufër metalike.

Ndërkohë, është shoqëruar edhe një shtetas tjetër pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Automjeti luksoz që ai përdorte është sekuestruar nga autoritetet", njofton policia. 

Të fundit