Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO liroi Beqajn, ironizon Berisha: Rama mund t’i japë certifikatë mirënjohjeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të GJKKO-së për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke ironizuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Berisha tha se lirimi i Beqajt nga masa e mëparshme dhe kalimi në “arrest shtëpie” nuk duhet të habisë qytetarët, duke ironizuar se qeveria mund ta vlerësojë me certifikatë mirënjohje.

“Ilir Beqaj u lirua dje. Madje them se pas një jave Edi Rama mund t’i japë atij dhe një certifikatë mirënjohje, siç bëri më Çyrbjan, apo dhe me Agasin. Nëse ka njerëz që me aktet e tyre kanë kryer krime ndaj njerëzimit jeni ju të tre (Rama, Manastirliu, Beqaj)”, tha Berisha.

Sipas Berishës, vendimet e drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë duhet të shoqërohen me përgjegjësi më të mëdha politike.

Të fundit